Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

Holokausti nr. 2 i një shtet me ata që i konsideron “armiq të ardhshëm”

by te Sheshi
22/05/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza
28
SHARES

Nga Roald A. Hysa

Lufta në Rripin e Gazës ka sjellë një bilanc të pafalshëm tek fëmijët. Të paktën 18,000 janë raportuar të vrarë, e me mijëra të tjerë të plagosur. Pothuajse çdo fëmijë në Gaza e di se çfarë do të thotë të jesh i zhvendosur: Familjet e tyre janë shkatërruar, shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Asnjë fëmijë nuk do të dalë nga tmerret e bombardimeve pa pasur gjurmët e traumave që ka përjetuar.

Gjatë më shumë se 21 muajve të luftës, gjenocidi i Izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar një bilanc të rëndë tek fëmijët palestinezë, duke marrë jetën, trupat dhe fëmijërinë e tyre, ndërsa bota i shikon. Vrasjet masive kanë synuar fëmijët në të gjitha fazat e jetës, nga fetuset në mitrat e nënave të tyre deri te foshnjat e parakohshme në njësitë neonatale dhe ato deri në 18 vjeç, kufiri i moshës fëminore i vendosur nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

Sipas zyrës së medias qeveritare të Gazës, Izraeli ka vrarë afërsisht 17,861 fëmijë që nga fillimi i këtij gjenocidi. Në një deklaratë të lëshuar më 21 janar 2025, zyra raportoi, se midis viktimave totale të fëmijëve, “rreth 214 foshnje kanë lindur dhe vrarë gjatë gjenocidit”.

Deklarata shtoi, se Izraeli vrau rreth 808 fëmijë nën moshën një vjeç. Burime mjekësore raportuan, se sulmet ajrore izraelite vranë gjithashtu gra shtatzëna palestineze së bashku me fëmijët e tyre të palindur, megjithëse nuk ka shifra zyrtare të disponueshme.

Ndërsa sipas një njoftimi për media të UNICEF 31 Mars 2025 – Prishja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve intensive dhe operacioneve tokësore në Rripin e Gazës thuhet, se ka lënë të paktën 322 fëmijë të vdekur dhe 609 të plagosur – duke përbërë kështu një mesatare ditore prej rreth 100 fëmijësh të vrarë ose të gjymtuar gjatë 10 ditëve të fundit. Shumica e këtyre fëmijëve u zhvendosën, duke u strehuar në tenda të improvizuara ose shtëpi të dëmtuara. Këto shifra përfshijnë fëmijët, që thuhet se u vranë ose u plagosën kur departamenti kirurgjikal i Spitalit Al-Nasser, në Gazën jugore, u godit në një sulm më 23 mars.

Gati 50,700 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite, që nga tetori i vitit 2023, ku shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ende nuk ka vendosur për një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut në dhjetor 2023, e cila e akuzonte Izraelin për kryerje gjenocidi në Gaza. Në janar 2024, ajo lëshoi një vendim, ku thuhej se palestinezët në Gaza kishin “të drejta të besueshme për mbrojtje nga gjenocidi” dhe përcaktoi masa të përkohshme, që Izraeli duhet të ndjekë për të parandaluar gjenocidin. Nuk ka ndonjë provë, që Izraeli ta ketë ndjekur këtë këshillë, përkundrazi gjenocidi ndaj palestinezëve vazhdon.

Në mars të vitit 2024, Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i agjencisë së OKB-së UNRWA, shkroi në X: “Kjo është një luftë kundër fëmijëve. Është një luftë kundër fëmijërisë dhe të ardhmes së tyre.” Shifrat janë “tronditëse”, tha ai. Më shumë fëmijë janë vrarë në Gaza në katër muaj, sesa në të gjitha konfliktet globale në katër vitet e mëparshme.

Qysh në mars të vitit 2024, Raportuesja Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territorin palestinez të pushtuar që nga viti 1967, Francesca Albanese, arriti në përfundimin, se kishte baza të arsyeshme për të besuar, se Izraeli kishte kryer akte gjenocidi në Gaza.

Kjo gjë ka vazhduar gjatë gjithë sulmit të Izraelit në Gaza. Midis 7 tetorit 2023 dhe 15 janarit 2025, fëmijët përbëjnë të paktën 18,000 nga 46,707 palestinezët e vrarë në Gaza, sipas të dhënave të mbledhura nga ministria e shëndetësisë e Gazës. Të dyja shifrat ka të ngjarë të jenë jo të vlerësuara siç duhet, pasi ka shumë trupa që kanë mbetur të varrosur nën rrënoja. Ushtria izraelite ka vrarë 2,100 foshnje dhe fëmijë të vegjël palestinezë nën moshën dy vjeç, nga rreth 18,000 fëmijët, që ka vrarë në Rripin e Gazës, që nga fillimi i gjenocidit të saj më 7 tetor 2023.

Shumica e fëmijëve janë vrarë nga sulme të drejtpërdrejta ushtarake. Izraeli ka hedhur rreth 85,000 ton eksplozivë në Gaza, duke vrarë palestinezë përmes goditjeve të drejtpërdrejta, shembjeve të ndërtesave, zjarreve dhe thithjes së substancave toksike. Mjekët kanë raportuar gjithashtu prova të fëmijëve të vrarë në sulme me dronë dhe nga snajperë, duke përfshirë këtu me të shtëna në kokë dhe në gjoks.

Shifrat që po ju përcjellim më sipër janë marrë nga burime të besueshme dhe janë me të vërtetë të frikshme për një gjenocid, që po kryhet nën sytë e të gjithë botës dhe po transmetohet nga të gjitha mediat më të rëndësishme ndërkombetare.

“Ndërsa shkalla dhe natyra e sulmit të vazhdueshëm izraelit kundër palestinezëve ndryshon sipas zonave, tërësia e akteve të shkatërrimit izraelit të drejtuara kundër popullit palestinez, me qëllim pushtimin e tokave të Palestinës, është qartësisht e identifikueshme. Modelet e dhunës kundër palestinezëve në tërësi justifikojnë zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Konventa e Gjenocidit) me qëllim ndërprerjen, parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit në të gjithë territorin e pushtuar palestinez.”- Ky është një përkufizim juridik i bërë në mars 2024 prej Raportueses Speciale të OKB Francesca Albanese për gjendjen gjendocidale në Territoret Palestineze. /tesheshi.com/

Related Posts

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë
Azia

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025
Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)
Europa

Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

22/05/2025
Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik
Kryesore

Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

22/05/2025
Next Post
Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025
Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni