Gazetari i njohur vlonjat, Enrik Mehmeti, ka postuar në statusin e tij në FB foton e një qeni të varur në afërsi të plazhit të Zvernecit. Tej dënueshmërisë së këtij akti ndaj atyre që e kanë vepruar, për gazetarin në fjalë irritues është dhe fakti se autoritetet përgjegjëse nuk ka marrë mundimit që ta heqin kafshën e gjorë prej aty.
Dhe autoritetet përgjegjëse në këtë rast janë policët pyjorë, të cilët, sipas gazetarit kanë bërë thjesht vrojtuesin: “Sot ne plazhin e Zvernecit ,qeni i varur prej disa ditesh ne mes te plazhisteve .Per mua ky eshte krim dhe shkaktaret duhet te arrestohen ! Me e keqja eshte qe Policia Pyjore kalon prane dhe nuk e merr mundimin ta heqe”, shkruan Enrik Mehmeti.
Sa për aktin, duhet thënë se një rast i ngjashëm ndodhi kohë më parë, kur në lagjen Kombinat të kryeqytetit, u gjend një qen me sy të nxjerrë. Nuk është e qartë nëse Kodi Penal shqiptar i ka parashikuar rastet e dënimeve ndaj personave që kryejnë krime dhe ndaj kafshëve, por gjithsesi, do ishte e nevojshme që dikush të bëhej shembull për raste të tilla.
Nga komentuesit ka dhe nga ata që shprehen me plot gojën se autori duhet kapur e varur porsi qeni, viktima e tij, por për kushtet shqiptare kjo mbetet thjesht një iluzion, aq më tepër pra nëse Kodi Penal nuk parasheh dënime për akuzën e torturimit apo vrasjes së kafshëve. /tesheshi.com/