Një person u gjet i mbytur ditën e sotme në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë.
Shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur I.B., 60 vjeç, banues në Berat.
Viktima punonte si roje te lokalet në Bunec.
Policia sqaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tesheshi.com/