54-vjeçari nga Florida Steve Mershon gjeti në plazh një shishe brenda së cilës ishte shkruar një mesazh. Duke menduar se bëhej fjalë për një shaka të zakonshme “Një përshëndetje për atë që e lexon”, e hapi dhe ajo që lexoi brenda saj ishte e pabesueshme.
Siç raporton Mirror.co.uk, brenda shishes ishte një letër që quhej “Homazh i ëmbël për një mik që ka vdekur” dhe mbante nënshkrimin e një fëmije 10-vjeçar, të quajtur Jonothan Torres. Letra i drejtohej mikut të tij që kishte ndërruar jetë, Danielit.
Në letër shkruhej: “I dashur Daniel, më vjen shumë keq që ke vdekur. Unë tani jam në klasën e pestë të shkollës fillore dhe ti ishe shoku im më i mirë… Shpresoj vërtetë që të jesh mirë”.
Steve ngeli me të vërtetë i prekur nga gjesti i të voglit Jonathan dhe vendosi që ta postonte letrën në Facebook, duke shpresuar që lajmi të shkonte deri tek vogëlushi.
“Daniel ishte një fëmijë me shumë fat që të kishte ty shok të ngushtë. Më vjen keq që është ndarë nga kjo botë”, – shkruan burri në rrjetet sociale. Postimi i tij kaloi mbi 2 mijë pëlqime dhe u bë menjëherë viral. /tesheshi.com/