Një 57 vjeçar ka masakruar 3 vetë brenda në Pallatin e Drejtësisë në Milano duke tronditur një istem të tërë në Itali. Me një teserë false si avokat ai ka hyrë në gjykatë, ndërsa në xhep kishte një pistoletë me leje dhe dy karikatorë të mbushur plot. 13 plumba kanë mjaftuar për të shkaktuar një kasaphanë. Tre të vdekur e dy të plagosur ka qenë bilanci i mëngjesit të sotëm të terrorit, ku një i pandehur për falimentim me dashje, agjenti i pasurive të patundshme. Claudio Giardiello, 57 vjeç ka vrarë gjyqtarin Ferdinando Ciampi, të akuzuarin tjetër Giorgio Erba dhe ish avokatin e tij, Lorenzo Alberto Claris. “Doja të hakmerresha ndaj atyre që më shkatërruan tërë këto vite” u tha karabinierëve, menjëherë, pas arrestimit.
Quhet Claudio Giardello personi që mëngjesin e sotëm qëlloi me pistoletë në brendësi të Pallatit të Drejtësisë në Milano, duke vrarë të paktën tre vetë.
Ish avokati i Giardiellos e ka quajtur si një “person vështirë të kontrollueshëm si klient, pasi nuk dëgjonte asnjëherë këshillat. Ishte një njeri që mendonte që të gjithë donin t’ia hidhnin, ishte paranojak”.
Avokati Maraniello ka shpjeguar se e ka mbrojtur Giardellon deri disa vite më parë, por më pas ishte tërhequr për arsye se ai qe një klient shumë i vështirë. Megjithatë, vazhdon ai, “nuk do të kisha imagjinuar asnjëherë që të ishte në gjendje të bënte dicka të tillë”.
Giardello, 57 vjec, ka lindur në Benevento në 6 mars të vitit 1958, dhe është banor i Brianzas. Mësohet se ai kishte disa kompani, por në kohët e fundit gjendej në vështirësi të mëdha financiare dhe ishte i përfshirë në shumë cështje gjyqësore. Kompania imobiliare e Giardiellos merrej me ndërmjetësime dhe pikërisht në lidhje me falimentimin e saj ka ndodhur edhe veprimi i sotëm. Kompania ku Giardiello ishte aksioner i shumicës së aksioneve, kompania imobiliare Magenta srl, ishte shpallur e falimentuar në vitin 2008.
/tesheshi.com/