Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Degradimi i gjuhës së debatit në Kuvendin e Kosovës, produkt i dobësive profesionale të deputetëve

Nga te Sheshi
10/04/2015
në Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Degradimi i gjuhës së debatit në Kuvendin e Kosovës, produkt i dobësive profesionale të deputetëve

Nga Donat Maloku

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit të njerëzve. Ajo është  instrumenti me të cilin njeriu  fiton idetë, formulon mendimet,  ndjenjat, besimet etj. Me anë të gjuhës  realizojmë komunikimin, ndërtojmë lidhjen me individë të ndryshëm,  transmetojmë mesazhet, ndjenjat, dhe  mendimet tona.

Shprehjet agresive, ofenimet, sharjet pothuajse kanë  kapluar çdo sferë të shoqërisë.  Mënyra e komunikimit padyshim se tregon edhe kulturën e njerëzve.  Një gjuhë skandaloze, me plot mllef po përdoret edhe në tempullin e demokracisë, Kuvendin e Kosovës, nga të përzgjedhurit e popullit.

Ligjvënësit kosovarë në vazhdimësi kanë treguar dhe po shpalosin gjuhë urrejtjeje ndaj njëri-tjetrit dhe këtë para syve të qytetarëve të vendit. Derisa, ata janë të zgjedhur të debatojnë dhe të marrin vendime që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, e jo të flasin gjuhë banale që fyejnë votuesit e tyre dhe të gjithë qytetarët e vendit.

Një diskurs i tillë padyshim se nuk është kulturë e komunikimit të qytetarëvet të Kosovës, dhe si e tillë është e papranueshme.  Populli këtë gjuhë të urrejtjes do ta ndëshkojë, pasi përfaqësues të partive politike nuk guxojnë assesi të keqpërdorin besimin e dhënë nga qytetarët.

Gjuhë fyese që s’përbën  kulturën demokratike  të punës së Kuvendit

Analistët vlerësojnë se gjuha fyese që po përdoret nga deputetët e kësaj legjislature është pasojë e mangësive   profesionale të deputetëve.

Analisti Blerim Burjani në një prononcim dhënë për portalin ‘Te Sheshi’, ka thënë se në Kuvend përdoret gjuhë  ndonjëherë edhe fyese që nuk përbën  kulturën demokratike  të punës së Kuvendi. “Kjo legjislaturë është mjaftë e dobët, zënkat politike në mes partive  ndonjëherë tejkalojnë nivelin dhe kulturën politike. Fjalorin fyes që përdorin deputetët është jo pozitiv, është produkt i dobësive apo mangësive   profesionale të kësaj legjislature”, është shprehur Burjani.

Ish-praktikanti në parlamentin gjerman, Dren Ajeti vlerëson se jo rrallë herë opinioni po bëhet shikues i fjalosjeve të ndryshme në mes të deputetëve dhe ministrave, fjalosje kjo që shpesh kalon çdo normë të mirësjelljes minimale. Ajeti ka thënë për portalin ‘Te Sheshi’ se debati në Parlament duhet të fokusohet në çështjrt që e preokupojnë shoqërinë dhe politikën aktuale, e assesi në akuza dhe kundërakuza.

“Parlamenti si institucion ligjvënës para së gjithash ushtron edhe detyren e një lloj teatri, ku deputetët janë aktorët kryesorë. E menduar si institucioni kryesor në një vend demokratik, nuk duhet çuditur kur dëgjojmë ballafaqime të  ndryshme verbale në mes të deputeteve të dy kampeve të ndryshme.  Parlamenti shërben edhe si një koloseum i oratorisë ku secili deputet dhe ministër ka mundësi të tregojë aftësitë e tij oratoreske. Por mbi të gjitha është institucioni më i lartë i vendit që detyrën kryesore e ka nxjerrjen e ligjeve dhe diskutimin mbi gjendjen aktuale të shooqërisë dhe ku duhet gjetur bashkëpunim për të mirën e përgjithshme. Fatkeqësisht  si shpesh po bëhemi shikues të fjalosjeve të ndryshme në mes të deputetëve dhe ministrave, fjalosje kjo që shpesh kalon çdo normë të mirësjelljes minimale. Kulmi i kësaj padyshim që ishte fjalosja në mes të ish- zv. Ministrit Naser Osmani dhe ministrit të atëhershëm të Telekomunikacionit Fatmir Limajt, në verën e vitit 2008. Debati parlamentar duhet të fokusohet në çështjrt që e preokupojnë shoqërinë dhe politikën aktuale, e assesi në akuza dhe kundërakuza, madje siç e kemi parë shpesh duke përmendur edhe emra të përveçëm të anëtarëve të familjes së deputetëve apo ministrave. Kurse shprehje cinike dhe të tjera kemi edhe në parlamentet europiane dhe kjo ndoshta e bën kaq interesante edhe parlamentarizimin dhe debatet në parlament. Si shembuj do ta merrja rastin e ish-ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fischer, që si deputet i opozitës më 1995 iu drejtua ish-Kancelarit gjerman Helmut Kohl me shprehjen “Ju jeni histori, në kuptim të mirë dhe të keq; 3 centna (300 kg) mish që i  takon së kaluarës”, duke aluduar në kohën e gjatë të qëndrimit të Kohlit si kancelar dhe humbjes që dukej se do ta pësonte në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë deklaratë Z. Fischer kishte marrë një vërejtje nga kryetari i parlamentit gjerman. Deri në fund të karrierës së tij ai do t`i merrte gjithsej 13 vërejtj. I vetëdijshëm se parlamenti është vendi ku duhet të ketë debate të ashpra mbi politikat e shtetit, deputetët dhe ministrat e Kosovës megjithëse duhet të mbajnë parasysh se aty janë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të këtij vendi dhe jo për të bërë spektakle”, ka deklaruar Ajeti për portalin ‘Te Sheshi’.

 

Njohësi i rrethanave politike në vend, Kushtrim Gashi në një prononcim dhënë për portalin ‘Te Sheshi’. vlerëson se Parlamenti i Republikës së Kosovës si organ i zgjedhur nga qytetarët do të duhej të përfaqësonte interesin e qytetarëve, gjë që fatkeqësisht nuk po ndodh sepse parlamenti sipas tij  është reduktuar në domethënien elementare të fjalës parlare që rrjedh nga latinishtja, e që do të thotë me fol. “Po, pra, me fol, si në një dhomë të Lordëve ku vetëm flitet dhe asgjë nuk vendoset. Parlament mund ta quajmë vetëm në këtë kuptim, sepse ai nuk është i tillë realisht. Ai i jep llogari qeverisë, në vend se qeveria t`i jepte llogari parlamentit.  Mu për këto arsye Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, ofendimeve, poshtrimeve dhe urrejtjes. Edukata është ai virtyt që tregon kulturën e komunikimit të së cilit deputet dhe jo agresiviteti. Diskursi skandaloz në parlamentin e Kosovës nuk është kulturë e komunimkit që përdorin qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Gashi

 

Diskurs skandaloz

Profesori e publicisti i njohur Ibrahim Berisha, debatin që zhvillohet në Parlament e ka quajtur “diskurs skandaloz”. Ai ka hedhur kritika të rënda në adresë të deputetëve për fjalorin e tyre si një diskurs parlementar skandaloz që nuk është kulturë e komunikimit të qytetarëvet të Kosovës.
“Dëgjojmë në secilën mbledhje fyerje, ofendime, insinuata, poshtërime, urrejtje, jo adresuar anëtarëve të Parlamentit, por të gjithë qytetarëve, madje edhe fëmijëve që rastësisht gjenden para televizionit apo përdorin medie elektronike. Kultura e komunikimit shprehet përmes dialogut tolerant dhe jo monologut agresiv. Diskursi në Parlamentin e Kosovës nuk është kulturë komunikimi i qytetarëve të Kosovës”, ka shprehur brengën e tij publicisti Berisha përmes një postimi bërë në profilin e tij në Facebook.

 

‘Debati që fyen qytetarët’

Në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës u zhvillua një përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që në fokus nuk kishte qytetarët, por fyerjet mes deputetëve të caktuar.
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”-s, Fisnik Ismaili dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri, ishin ndër protagonistët e një debati të tillë. Deputeti Ismajli derisa po  fliste për teknologjinë informative tha se ‘çifti i Ismet Beqirit e lëpin gishtin për të përdorur Iphone”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beqirit i cili u shpreh. “Unë vetëm po du me thënë shumë shkurt: Edhe nëse e lëpij gishtin i kam duart e lame, çka bëjnë ata që nuk i lajnë duart se?”, ka thënë Beqiri. Por, u kundërpërgjigj deputeti Ismaili i tha Beqirit se mund t`i shtijë ku të dojë. “Ndërsa sa i përket se ku i shtin gishtat ti, ajo është një punë e jotja. Shtini ku të dush!”, ka thënë Ismajli.

 

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Dalje nga ferri: rrëfimi i një amerikani të bërë musliman
Intervista

Dalje nga ferri: rrëfimi i një amerikani të bërë musliman

30/04/2023
Kim: E gabuar të votosh “non grata”-t!
Intervista

Kim: E gabuar të votosh “non grata”-t!

04/04/2023
Farid Hafez është një kritik i hapur i atyre politikave të qeverisë austriake për të cilat ai thotë se diskriminojnë myslimanët. Foto nga Emrah Yorulmaz/Anadolu Agency/Getty Images
Intervista

Akademiku austriak, i akuzuar padrejtësisht për lidhje me terrorizmin: Si dhe pse donin të më shkatërronin

15/03/2023
Lajme të tjera
Erdogan uron homologun grek: “Kalo Paskha Pavlopoulos!”

Erdogan uron homologun grek: "Kalo Paskha Pavlopoulos!"

Ja si e sheh  Ambasadori Lu klimën e biznesit në Shqipëri

Ambasada e SHBA, Ramës: Kujdes me gjuhën e bashkimit

Kasami drejt rikthimit në Serie A

Kasami drejt rikthimit në Serie A

TË FUNDIT

Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

10 minuta Më parë
Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

33 minuta Më parë
Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

42 minuta Më parë
Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

1 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

06/06/2023
Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

05/06/2023
Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

05/06/2023
Pse viruse të zhdukura prej shekujsh mund të kërcënojnë njerëzimin?

Pse viruse të zhdukura prej shekujsh mund të kërcënojnë njerëzimin?

05/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist