Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy mjete të pashpërthyera, të cilat dyshohet se janë mina të këmbësorisë.
“Raportohet që një qytetar anonim ka njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Stublinë–Pogragjë në afërsi të një lisi 50 metra afër kufirit me R. Serbisë në brendi të territorit të R .Kosovës janë vërejtur dy mjete të dyshuara dhe dyshohen të jenë mina të këmbësorisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Përveç njësive patrulluese, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e demontimit të KFOR-it që i kanë marrë me vete mjetet e dyshimta, ndërkohë që nuk raportohet për incidente./tesheshi.com/