Braziliani Gerson nuk e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij të re te Roma. Për të festuar transferimin e tij, futbollisti ka pozuar me fanelën e Romës. Por, problemi ishte që kishte ‘uzurpuar’ numrin 10 të cilin e mbanë ikona e këtij klubi Francesco Totti.
Tifozët e Romës janë gëzuar pa masë me transferimin e futbollistit brazilian Gerson te skuadra e tyre e zemrës. Mirëpo,shpejt gëzimin do të rikthehej në hidhërim, deri sa lojtari ka bërë një gjest të papëlqyer: ai kishte dalë në foto me fanelën e numri 10 të ikonës së tyre Totti, me ç’rast ata kanë treguar indinjatën e tyre me veprimin e lojtarit.
/tesheshi.com/