Ish-Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është urdhëruar të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave lidhur me shpërndarjen e gënjeshtrave për publikin në kohën e referendumit të vitit 2016.
Gënjeshtra kishte të bëjë me pretendimet e tij se Britania e Madhe jep më shumë se 350 milionë stërlina në javë për BE-në.
Figura kryesore e Brexit-it u urdhërua nga gjykatësi i qarkut Margot Coleman për të marrë pjesë në një seancë paraprake pas një prokurorie private të financuar nga qytetarët që ishin kundër tij.
Boris Johnson është një nga favoritët për të zëvendësuar Theresa May, pasi ajo dha dorëheqje pas dështimit për të siguruar mbështetje në Parlament për marrëveshjen e saj të tërheqjes, e cila do të largojë Britaninë nga BE.
Zëdhënësi i Johnson nuk dha asnjë koment. /tesheshi.com/