Ky është titulli i Shqiptarja.com, media e Carlo Bolinos, e rreshtuar hapur krah Izraelit. Njeriu që pretendon moral në gazetari, si dhe profesionalizëm, mjafton ky moment për t’i rënë një maskë që mban në daljet publike.
Të potencosh versionin izraelit në tituj, të një vendi që e ka në traditën e vetë më të mbrapshtë gënjeshtrën dhe manipulimin, mjeshtra të së cilave janë, do të thotë të mos kesh fije morali në gazetari.
Mjafton t’i kujtohet Carlo Bolinos fake neës-i hatashëm izraelit me fëmijë kokëprerë nga Hamasi, gjë e publikuar dhe nga media e tij, si nga e gjithë skota mediatike shqiptare që është rreshtuar turpshëm krah Izraelit, këtij shteti kriminal dhe genocidal, apo vrasja e koleges së tij palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, të cilën Izraeli ia atribuoi grupeve palestineze, deri sa faktet në terren e detyruan të pranojë se po mashtronte.
Ka krime më arme, por ka dhe krime mediatike! Një i tillë është ky, në median shqiptare…/tesheshi.com/