Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu dha lajmin e rinisjes së transportit publik, ende aktiv në kuadër të lirive të shumta, por me protokoll të detyrueshëm, ku janë 13 pika që duhen zbatuar.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.
Por cilat janë ato?
Sipas TCH, nisin nga kapaciteti iu reduktuar e si vijon:
1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
7. Duhen dezinfektuar makinat.
8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.
10. Terminali të dizinfektohet.
11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
12. Të respektohen masat e higjienës.
13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse. /tesheshi.com/