Në të parën deklaratë të kreut të FSHF-së Armand Duka, një ditë pasi deputeti socialist Bashkim Fino shpalli kandidaturën për të marrë frenat e futbollit shqiptar, ai ka preferuar të bëjë fisnikun.
“Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen”, u shpreh Duka.
Më 7 shkurt, Duka e Fino do garojnë për kreun e Federatës së Futbollit, një rivalitet interesant dhe vështirë i përcaktuar se kush mund ta fitojë.
Me gjasë, pas kësaj deklarate, duket se asnjëri prej tyre nuk do ta sulmojë shoku-shokun. /tesheshi.com/