Më pak se 24 orë pasi lideri i konservatorëve gjermanë Angela Merkel mori mbështetjen e partisë së saj, udhëheqësi i Bavarisë Markus Soeder mbajti një fjalim të ndezur për Demokratët e Krishterë (CDU), duke ritreguar debatin se kush duhet të jetë kandidati i ardhshëm për kancelar.
Annegret Kramp-Karrenbauer, një pasardhëse e mundshme e Angela Merkel, i dha fund spekulimeve të mediave duke u bërë thirrje të premten delegatëve të kongresit të CDU për “mbështetje të zjarrtë ndaj saj”, e duke fituar kësisoj shumë duartrokitje.
Por Soeder doli me ide të tjera.
Udhëheqësi i CSU, partia motër bavareze në CDU, hyri në Kongres me një shoqërim të fortë muzikor si një kampion boksi dhe mbajti një fjalim të fortë dhe të mprehtë.
Duke kërkuar që CDU dhe CSU të bashkohen, Soeder synoi parti më të vogla që minuan mbështetjen për aleancën e tyre – Unionin.
Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) “nuk dëshiron të kthehet në vitet ’70, por në vitet ’30”, tha Soeder, duke iu drejtuar 1000 delegatëve në Leipzig të Saksonisë, në të cilat AfD morri vota nga CDU, në një zgjedhje rajonale tre muaj më parë.
Ai pastaj u përplas me të Gjelbrit dhe i akuzoi ata për standarde të dyfishta, pasi ata kundërshtojnë aeroportet dhe udhëtimet ajrore, por fluturojnë me to për të përhapur mesazhet e tyre mjedisore.
Soeder, shteti i të cilit është shtëpia e BMw-së dhe Audi-t, thotë se mbështet makinat elektrike.
“Por makina nuk është armiku në Gjermani. Disa njerëz mendojnë se një SUV është më keq se një termocentral”, tha ai, duke qeshur.
Fjalimi bëri përshtypje te delegatët, të cilët janë të dëshpëruar të shohin një ringjallje të Unionit përpara se Merkel të largohet.
Kancelarja, e cila ka qenë në pushtet që nga 2005, tha që ajo nuk do të kërkojë një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme kombëtare në 2021 dhe ndihmoi 57-vjeçaren Kramp-Karrenbauer për të marrë kreun e CDU-së.
Por Kramp-Karrenbauer ka bërë disa gabime që nga marrja e drejtimit të CDU-së dhjetorin e kaluar, e cila ka zvogëluar popullaritetin e saj dhe ka ngritur pyetje në lidhje me aftësinë e saj për t’u bërë kancelare e re.
Soeder, i cili zëvendësoi Horst Seehofer në krye të CSU, mund të ketë menduar për të njëjtën detyrë gjatë fjalimit të tij 40-minutësh, i cili u përshëndet nga duartrokitjet buburrece prej delegatëve – komentojnë mediat gjermane.
“Ai është përfundimisht i përzgjedhur”, tha Ëolfgang Reinhart, president i grupit CDU-së në Asamblenë Rajonale Baden-Wuerttemberg.
Një zyrtar i lartë i CDU-së i cili dëshironte të mbetej anonim gjithashtu tha që Soeder “ia vlente të merrej në konsideratë”.
Askush në CSU nuk u bë kurrë kancelar, megjithëse Franz Josef Strauss dhe Edmund Stoiber të CSU-së. ishin kandidatët e Unionit në zgjedhjet federale 1980 dhe 2002, kur të dy u mposhtën nga kandidatët socialdemokrate.
“Fati i tretë?”, Pyeti një delegat i kongresit. /tesheshi.com/