Nga Blendi Gashi
Garë tejet e ashpër pritet të zhvillohet në balotazhin e lokaleve të 19 nëntorit pasi shumica e komunave të mëdha këtë ditë do të mësojnë kryetarin që do i udhëheq për katër vitet e ardhshme.
Duke parë se 22 tetori nxorri me përqindje të përafërt shumicën prej kandidatëve që siguruan balotazhin, ato kanë nisur luftën për të marrë përkrahjen e partive tjera që mund të jetë përcaktuese në raundin e dytë.
Garë e fortë pritet të zhvillohet në të gjitha komunat, por përqendrimi më i madh i opinionit do jetë në komunat e mëdha si, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë e Ferizaj por pa përjashtuar edhe komunat e vogla që kandidatët të cilët kanë dalë të parët më 22 tetor mund lehtas të befasohen pasi qytetarët mund t’i ndëshkojnë disa prej kryetarëve të vjetër.
Por pyetja që kërkon përgjigje dy javë para balotazhit kur qytetarët do i drejtohen kutive të votimit është se kush nga kandidatët i ka gjasat më të mëdha të triufmojë e kush më pak?
Kandidatët favorit…
Padyshim se gara më e rreptë pritet të bëhet në mes Shpend Ahmetit të Vetëvendosje-s dhe Arban Abrashit të LDK-së. Megjithatë Ahmeti shihet si favorit për të fituar edhe mandatin e dytë, jo vetëm pse doli i pari me 8 % para Abrashit në raundin e parë por edhe të gjitha anketat online që bëhen e nxjerrin fitues.
Garë e madhe do jetë edhe në Prizren ku Vetëvendosje dhe kandidati i saj Mytaher Haskuka ka gjasa të mira t’ia marrë pushtetin PDK-së edhe pse doli rreth 7 % më pak se Shaqir Totaj kandidat i kësaj të fundit.
LDK siç duket ka një marrëveshje në heshtje me VV-në dhe nëse simpatizantët e partisë Mustafa japin votën për Haskukën gjasat janë reale të përmbyset PDK në Prizren, në të kundërtën kjo e fundit mund ta ruajë rezultatin pasi ka edhe mbështetjen e minoriteteve që janë në lojë jo pak vota.
Ardian Gjini kandidat i AAK-së ka gjasa të mira ta rrëzojë nga froni Mimoza Kusari-Lilën e Alternativa-s jo vetëm pse mori diku 7% më shumë në rundin e parë por edhe pse gjakovarët mund të ndihen të tradhëtuar nga kjo e fundit e cila nuk e përfundoj mandatin si kryetare në këtë qytet për shkak se garoj për deputete post të cilin e fitoj, por edhe për shkak se nuk e ka përkrahjen qoftë finananciare që e kishte kur garoj katër vite më parë me AKR-në e Behgjet Pacollit.
Megjithatë gara është tejet e ashpër dhe mbetet të shihet nëse gjakovarët dëshirojnë ta kthejnë pushtetin e vjetër apo të vazhdojnë me udhëheqjen e fundit.
Në komunën e Ferizajt është vështirë të thuhet se cili prej kandidatëve Agim Aliu i PDK-së apo Xhevedet Sfarqa i LDK-së mund të shpallen fitues më 19 nëntor për shkak se dy të lartcekurit kanë qenë kandidat edhe për katër vitesh dhe situata ka qenë e njëjta ku Aliu doli i pari porn ë balotazh fitoj Sfaqra.
Kandidati i PDK-së ka 8 % më shumë vota në raundin e parë por mbetet të shihet nëse do ta ruaj këtë përqindje apo kandidati i LDK-së sërish do ta përmbys disavantazhin dhe do marrë mandatin e dytë.
Megjithatë Sfarqa i LDK-së para katër vitesh ka qenë i paprovuar në politikëdhe qytetarët mund t’ia kenë besuar për ta ndëshkuar PDK-në, andaj varet sa janë të kënaqur ferizajasit me qeverisjen e tij. Nëse jo atëherë pritet ta ndëshkojnë dhe ta rikthejnë në qeverisje ish-kryetarin Aliu.
Pushtetin do të tentoj ta mbajë edhe Agim Bahtiri i AKR-së në Mitrovicë edhe përkundër se është në disavantazh prej 6% nga kandidatja e PDK-së Valdete Idrizi e cili ftoj në raundin e parë.
PDK ka gjasa të mëdha ta rikthej këtë komunë për shkak se mitrovicasit e vlerësojnë shumë kandidaten e kësaj partie e cila për vite me radhë ka dhënë kontribut si përfaqësuese e shoqërisë civile në këtë qytet.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Bahtiri të befasoj si edhe para katër vitesh kur fitoj mandatin e kryetarit falë mbështetjes që mori nga LDK e cila rezultoj me humbjen e pushtetit për PDK.
Diferenca vetëm prej 4% e kandidatit të AAK-së Smaj Latifi në Rahovec ndaj Idriz Vehapit të PDK-së që udhëhoqi komunën katër vitet e fundit e bën garën tejet të ashpër në këtë komunë ku vështirë të thuhet se cili prej kandidatëve ka gjasa më të mëdha.
Edhe këtu si në shumë komuna tjera pritet që partitë tjera të përcaktojnë fitoren për njërin apo tjetrin kandidat.
Garën e fortën në Kamenicë e bën edhe përqindja e vogël vetëm prej 5% mes Qëndron Kastratit të Vetëvendosje-s që foli i pari dhe Shaip Surdulli të LDK-së. Kandidati i VV-së ka gjasa të mëdha ta rrëzoj nga pushteti LDK-në në këtë komunë pasi shihet si njeri i pakorruptuar, është djali i një dëshmori të UÇK-së por edhe për shkak se së fundmi mori mbështetjen e struktrave të AAK-së.
Përqindja më e vogël mes kandidatëve është në komunën e Dragashit ku Selim Kryeziu i LDK-së doli para Shaban Shabanit të PDK-së për vetëm 1.3%, çka e bën garën tejet të ashpër dhe në pamundësi për të shpallur njërin apo tjetrin kandidat më favorit.
Në komunën e Vushtrrisë PDK-ja do ta ketë tejet të vështirë ta mbajë pushtetine dhe pse kandidati i saj Ferit Idrizi doli me 8% më shumë se kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri. Por ky i fundit i ka gjasat tejet të mëdha për herë të parë të ulet në karrigen e kryetarit për faktin se pritet ta marrë mbështetjen e Vetëvendosjes për çka janë duke biseduar që më pas të qeverisin bashkë. Dhe nëse arrihet marrëveshja Tahiri ka gjasa tejet reale të arrijë qëllimin për faktin se VV ka fituar 25 % të votave në këtë komunë dhe nuk arriti balotazhin vetëm për diku 200 vota.
Situatë e njëjtë si në Ferizaj është edhe në komunën e Suharekës pasi sërish në balotazh përballen sim ë 2014-tën Bali Muharremaj i AAK-së dhe Sali Asllanaj i LDK-së. Ky i fundit para katër vitesh doli fitimtar dhe e rrëzoi AAK-në nga pushteti, por tashmë kandidati i partisë së Haradinajt në raundin e dytë hynë me avantazh prej 5%.
Duke parë se Asllanaj i LDK-së edhe pse qeverisi së fundmi doli i dyti është një shenjë se therandasit janë të pakënaqur me punën e tij dhe lehtë mundet t’a rikthejnë në pushtet AAK-në. Kjo e fundit mund të sigurojë fitoren pasi edhe votuesit e PDK-së e NISMA-s mund t’ia japin votën duke ditur se këto parti janë në koalicion në nivelin qendror.
Një garë tejet interesante pritet të zhvillohet në Istog ku Haki Rugova i LDK-së ka gjasa ta humb pushtetine dhe pse më 22 tetor mori 10 % më shumë vota se Gani Dreshaj i AAK-së. LDK mundet fare lehtë ta humb bastionin e saj nëse votuesit e PDK-së dhe VV-së e mbështetin biznesmenin Dreshaj.
Në Klinë PDK dhe kandidati i saj Sokol Bashota për dallim nga tre mandatet e kaluara këtë herë pritet të sfidohet më fortë në balotazh edhe pse ka 12 % më shumë se kandidati i AAK-së Zenun Elezaj. Megjithatë ky i fundit mund të befasoj vetëm nëse votuesit e të gjitha partive tjera që humbën më 22 tetor, LDK-së, Vetëvendosje-s dhe NISMA-s e mbështesin në të kundërtën Bashota pritet të marrë edhe mandatin e katërt.
Befasi vështirë se mund të ketë edhe në Malishevë ku Ragip Begaj i NISMA-s i cili doli 13 % më shumë se Mursel Gashi i PDK-së pritet të konfirmohet si kryetar edhe për katër vitet e ardhshme. Arsyeja është se malishevasit vazhdojnë ta përkrahin Fatmir Limajn i cili sa ka qenë pjesë e qeverisë “Thaçi 1” si ministër i Transportit ka rindërtuar tërësisht infrastrukturën rrugore në fshatrat e komunës së tij që ishte shkatërruar tërësisht nga lufta e fundit.
PDK edhe pse mori një përqindje të mirë nuk pritet të marrë pushtetin pasi malishevasit ende i kanë të freskëta fyerjet që ja bëri Thaçi vite më parë kur i quajti zagar.
Edhe një mandate pritet ta konfirmoj Agim Veliu i PDK-së në Podujevë i cili mori 19 % më shumë se kundërkandidati i tij Ajet Potera nga VV në raundin e parë.
Edhe për shkak të pakënaqësive që mund të jenë kjo komunë pritet të mbetet bastion i LDK-së.
Befasi nuk pritet të ndodhë as në Gjilan ku Lutfi Haziri i LDK-së pritet të marrë mandatin e radhës si kryetar pasi mori 16 % më shumë në raundin e parë se Sami Kurteshi i VV-së. Ky i fundit nuk pritet të befasoj pasi shihet si një përzgjedhje jo e duhur nga VV-ja, andaj balotazhi llogaritet një sukses i tij.
Edhe në komunën e termocentraleve, në Obiliq nuk pritet të ndryshohet pushteti. Xhafer Gashi i AAK i cili mori rreth 22% më shumë në raundin e parë se Mehmet Krasniqi i LDK-së sipas tëgjitha gjasave do mbetet kryetar edhe katër vitet e ardhshme.
Edhe Besim Ilazi kandidat i Kaçanikut pritet të marrë edhe një mandate pasi në raundin e parë mori 19 % më shumë se kundërkandidati i tij Bastri Kodra i VV-së. Ky i fundit mund ta përmbys këtë rezultat dhe të fitoj postin e kryetarit vetëm nëse të gjithë votuesit e LDK-së dhe AAK-së që votuan më 22 tetor dalin në votime dhe i japin votën atij, përndryshe e ka të pamundur.
Edhe në Shtime vështirë se mund të ketë befasi. Kandidati i PDK-së Naim Ismajli i cili doli i pari në raundin e parë me 12 % më shumë se i pavaruri Fatmir Rashiti pritet ta konfirmojë mandatin tjetër. Arsyeja është se Rashiti doli si i pavarur pas përplasjeve me PDK-në ku zhvilloi aktivitetin politik për vite. Arritja në baloazh mund të quhet një sukses i madh për të edhe pse nuk duhet harruar se u ndihmua nga NISMA parti e cila nuk kishte kandidat në këtë komunë.
/tesheshi.com/