Se mediat kosovare jo rrallëherë bëjnë gabime të pafalshme dhe nuk e kryejnë në mënyrë të duhur misionin e tyre, pra për një informim të drejtë dhe të saktë, kjo gjë nuk ka fare diskutim.
Shumica prej tyre, sigurisht ka përjashtime, bëjnë lajme shkel e shko, jo cilësore, me qëllim që të mbushin portalet e tyre sa më me shumë lajme.
Dhe sot një gabim të madh në raportim e ka bërë portali i televizionit publik (RTK), gjegjësit portali rtklive. com, ku veprimtarin e njohur Adem Demaçi e ka futur në mesin e personave të rënë për liri, duke iu referuar një fjalimi të kryekuvendarit Veseli në fjalimin e tij në seancën solemne për nder të 9-vjetorit të pavarësisë.
Por, Veseli, bacin Adem e ka përmendur vetëm si person që ka dhënë shumë për shtetëbërjen, kurse si persona të rënë në periudha të ndryshme ka përmendur Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj.
Andaj, RTK ka cituar gabimisht deklaratën e Veselit, duke bërë kështu një raportim skandaloz.
Baca Adem (Demaçi) është shëndosh dhe në mesin tonë, edhe pse kohë më parë ishte i sëmurë dhe i shtruar në spital. /tesheshi.com/
Ja linku i shkrimit: http://www.rtklive.com/sq/