Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA bëri një gafë sot duke ngatërruar emrin e Tottit gjatë një urimi për ditëindje.
“Gëzuar datëlindjen Fernando Totti!!! Romanisti feston sot 40-vjetorin!”, ishte teksti i shpërndarë në twittert.
Më pas FIFA tha se ishte një gabim njerëzor “Nëse Fernando Totti ekziston, ne e përshëndesim. Me të gjithe ndjesën tonë, gezuar datelindjen Francesco Totti”, ishte teksti i ndjesës.
Siç dihet, ylli i sulmit romanist, ka vendosur të luajë edhye këtë sezon, paçka se mbërriti në të dyzatat e moshës. /tesheshi.com/