Me sa duket, dikujt nga ekipi i British Airways do t’i duhet të kërkojë për një punë të re pasi gabimisht ka rishpërndarë në Facebook postimin e Virgin Atlantic, kompanisë rivale kryesore.
Të merkurën, kompania rishpërndau një postim të Virgin Atlantic ku i nxiste klientët që të prenotonin një udhëtim pa ndalesa për në Londër.
Nga ana tjetër, kompania rivale e kapi direkt gabimin dhe iu përgjigj duke e falënderuar rivalin: “Faleminderit British Airways! Shumë e sjellshme nga ana juaj që e shpërndatë!”, e shoqëruar me hashtagun #onethingweagreeon (diçka për të cilën biem darkord).
Më pas British Airways e përditësoi postimin e vet (por nuk e fshiu), duke e zëvendësuar me fjalët: “Më në fund bien dakord për diçka, përveç si të mbërrijmë aty”, e shoqëruar me një link ku ftoheshin klientët për të prenotuar me kompaninë e tyre. /tesheshi.com/