Nga Drilon Sylejmani
Kampionati spanjoll edhe njëherë e vërteton fuqinë. Gjigantët e saj, pa ndonjë problem të madh, kanë kaluar në çerekfinale, deri sa skuadrat që vijnë nga Kampionati Anglez kanë ende shumë punë për t`u bërë.
Shkrimtari i njohur i futbollit Kris Voakes, ka bërë një përshkrim tejet interesant lidhur me dështimin e skuadrave angleze në Europë. Goal.com e ka transmetuar raportin e përgatitur nga ai dhe ka zgjuar interesim tejet të madh deri më tani.
Kampionati anglez – investimet marramendëse të bëra nga klubet e Premier Ligës nuk po japin frytet e duhura. Pas dështimit të Manchester Cityt ndaj Barcelonës të mërkurën mbrëma, (por dhe të Evertonit një natë më pas), Kampionati Anglez mbeti pa asnjë përfaqësues në komptecionet europiane. Madje, kampioni i saj kaloi aq keq, sa që u bë pishman që doli nga faza e grupeve.
Pohimi se skuadrat angleze janë favorite në Europë, do të jetë vështirë i pranueshëm për edicionet e rradhës. Për një vend që e ka udhëhequr rrugën drejtë fushë së marketingut të lojës moderne, të dështojë në mënyrë spektakolare në të, është asgjë më pak e pafalshme.
Është e mrekullueshme në futboll të jesh Liga më e ndjekur në botë, duke thyer të gjitha rekordet sa i përket shitjes të së drejtave televizive, sa i përket kontratave të futbollistëve, kontratave me korporata të mëdha, por ky investim duhet të shihet edhe në fushë. Liga angleze mund të jetë shumë konkuruese brenda kufijve të saj, mirëpo paraqitja në garat evropiane këtë sezon ishte një dështim shumë i madh.
Në dekadën e fundit, 20 skuadra angleze kanë kaluar në çerekfinale por vetëm dy prej tyre kanë arritur të dalin triumfuese, edhe atëherë kur janë ballafaquar mes vetes, sikurse rasti i Manchester United në vitin 2008, me ç’rast pati mposhtur Chelsean në finalen e Moskës. Por, kur klubet angleze ballafaqohen me gjigantët e tjerë europianë, ato duken shumë të pafuqishme dhe lehtë të dorëzuar para tyre.
Mentaliteti fitues ka munguar pë disa kohë tek skuadrat angleze me Arsenalin si shembull tipik. Në katër sezonet e fundit, skuadra e Arsen Ëenger nuk bën rezistencë më të madhe pas kalimit të fazës së grupeve, duke u ndalur po në këtë segment. Por, pa dyshim ata sezonin do ta mbyllin në top-katërshe, dhe kjo është mënyra se si funksionon Arsenal në Evropë e ndoshta edhe klubeve të tjera angleze.
Chelsea është parë si një pretendet kryesor që vjen nga ishulli, mirëpo dështimi përballë Parisit me një lojtar më shumë në terren, tregon një naivitet të tepruar nga blutë deri sa kryesojnë bindshëm Premier Ligën.
Ndërsa kampioni në fuqi Manchester City është shumë larg të shfaq më të mirën e Anglisë në Evropë. Për dy vite më rradhë, “Citizens” eleminohen po në këtë fazë të garave nga i njëjti kundërshtar, Barcelona deri sa para dy viteve nuk arrijnë ta dalin as nga faza e grupeve.
Ashtu siç nuk arriti ta bëjë Liverpool, skuadra e katërt angleze e cila dëshoi edhe në Europa Ligë, përballë turqëve të Beshiktasit.
Në dy sezone rradhazi 2007/08 dhe 2008/09, Liga angleze kishte katër prezentues në çerekfinale. Njërën nga dy rastet dolën triumfues, por tani do të jetë shumë e vështirë të mendohet se çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do ta gjejnë Premier Ligën angleze me katër skuadra.
Këtë herë nuk do të kemi asnjë përfaqësues anglez në mesin e tetë skuadrave që do të kërkojnë rrugën për në Berlin, e gjithashtu dhe në Europa Ligë, pas eliminimit dhe të Evertonit.
Madje kampionati italian dhe ai portugez që po kalojnë nëpër një krizë të thellë financiare. kanë nga një përfaqsues në çerekfinale për dallim prej asaj angleze, ku vetëm paratë nuk mund të jenë problem dhe kjo e bën edhe më të pafalshme këtë fakt.
Me marrëveshjen e re 6.9 billion €, për transmetimin e ndeshjeve nga sezoni 2015/16, do të jetë edhe një arsye më shumë për ta arsyetur dështimin e europian në favor të forcimit të markës si liga më e pasur në botë.
Futbolli anglez është i shpejt duke u bërë më shumë në lidhje me produktin sesa rezultatin, i cili është ka gjë të keqe që nga klubet e saj nuk mund të blejnë një në Evropë. /tesheshi.com/