Në një garë të ethshme kokë më kokë që vijoi për 38 javë, Manchester City ia arriti të fitojë titullin kampion në Premier Leauge, duke i fiksuar në fund, në renditjen përfundimtare vetëm një pikë larg Liverpool-it.
Që të dy ekipet arritën të fitojnë ndeshjet e fundit dhe shpresa e “The Reeds” që Brighton-i modest mund të bënte mrekullinë e të fitonte ndaj ekipit të Guardiolas, nuk u realizua dot.
Edhe pse shënuan të parët dhe qenë avantazh, Brighton nuk mundi dot të ndalte furinë e Manchester City-t që u kundërpërgjigj me katër gola.
Nga ana tjetër, Liverpool e bëri detyrën duke mundur Wolves-in në shtëpi me dy gola nga Sadio Mane, por kjo nuk mjaftoi për të rikthyer titullin e shumëpritur në “Anfield Road”.
Tashmë “The Reeds” sytë i janë te Champions-i, ku në finale do përballen me Tottenham, me synimin e madh që të fitojnë kompeticionin prestigjoz europian. /tesheshi.com/