Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Frymëzuar nga Golden Globes dhe Tarantino: a është raciste fjala “geto”?

by te Sheshi
15/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Frymëzuar nga Golden Globes dhe Tarantino: a është raciste fjala “geto”?

Regjisori Quentin Tarantino u kritikua ashpër për përdorimin e fjalës “geto” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes javën e shkuar. Por, përse kjo fjalë ndonjëherë konsiderohet ofenduese? Përdorimi nga Tarantino i saj shkaktoi një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale.

Duke pranuar çmimin në emër të kompozitorit italian Ennio Morricone, Tarantino tha: “Ennio Morricone… është kompozitori im i preferuar. Nuk dua të them kompozitor filmash, ato janë geto. Jam duke folur për Moxartin, Bethovenin e Shubertin”.

Pasi Tarantino u largua nga skena, aktori dhe këngëtari Jamie Fox që kishte njoftuar çmimin, u rikthye pranë mikrofonit dhe përsëriti fjalën “geto”.

jamie fox

“Jamie Foxx shumë thjesht dhe bukur goditi Quentin Tarantinon për përdorimin e termit racist “geto”. Shumë mirë”, shkroi në Twitter një producent i Broduejit.

“Tarantino do të pendohet për komentin e ‘geto’-s, kur të bëhet esëll”, shkroi Monica Watson.

Për shumë jo-amerikanë mund të jetë e vështirë të kapin saktësisht se cili është problemi. Tarantino mund të ketë nënvlerësuar artin e kompozimit për kinemanë, por çfarë tha ai që ishte raciste?

Sipas një fjalori të gjuhës angleze të Oksfordit, fjala së pari është përdorur në vitin 1611 për të përshkruar një lagje të qytetit, kryesisht në Itali, ku nuk lejoheshin hebrenjtë. Ka një teori që fjala vjen nga italishtja “borghetto” që do të thotë një strofkë e vogël, ose nga fjala “getto” që do të thotë “fonderi”, pasi një geto e hershme hebreje u krijua aty ku dikur ishte një fonderi.

Një përcaktim tjetër tregon se fjala më pas fitoi një kuptim më të gjerë: “një lagje në qytet, sidomos në një zonë dendësisht të populluar periferike, të banuar nga grupe të pakicave, zakonisht si rezultat i presionit ekonomik apo social, ose një zonë që banohet nga grupe të izoluara, apo një grup i izoluar”

geto

Në Shtetet e Bashkuara, fjala nisi të përdorej për të përshkruar kryesisht lagjet afro-amerikane sidomos në zona të mbipopulluara që u krijuan si rezultat i migrimit të zezakëve amerikanë nga shtetet jugore drejt qyteteve në veri – e kjo diku në shekullin e 20-të, sipas një profesori, Mario Small në universitetin e Havardit.

Më pas, në vitet 1960 dhe 1970, sipas ekspertëve, fjala merr një kuptim vërtet përkeqësues që kishte të bënte me racën, varfërinë, statusin social-ekonomik dhe lagjet e rrënuara.

Pak dekada më pas, përdoret si etiketues. Je geto nëse kur të thonë ndiz të nxehtin, kupton se duhet të ndezësh një piatë tjetër të sobës”, apo në një këngë të vitit 1998, “So Ghetto” nga Jay Z.

Sot, fjala është gjerësisht e përhapur në Shtetet e Bashkuara, sidomos mes të rinjve, e do të thotë diçka të tillë “e varfër dhe urbane, e lirë apo nën standarden”, sipas një antropologjisti linguistik, George Broadwell nga universiteti i Floridës.

Fjala përdoret shpesh me kuptimin përkeqësues për të përshkruar afro-amerikanët me të ardhura të ulëta, apo për të sugjeruar forma të sjelljes, veshjes apo të folurit të tyre.

Ka nga ata që e përdorim për të përshkruar njerëz apo sjellje që besojnë se nuk janë të sofistikuara.

“Konotacioni racist i mundshëm i fjalës është i komplikuar dhe varet nga folësi apo konteksti”, argumentojnë disa ekspertë.

geto 1

“Kur përdoret nga afro-amerikanët fjala zakonisht përshkruan klasën, me kuptimin e të qënit i varfër, mundësisht me asistencë shtetërore dhe që jeton në strehë publike. Kur përdoret nga jo afro-amerikanët, fjala ka më shumë gjasa të perceptohet si ofenduese”, thonë ata.

Problemi është që duket tepër e vështirë për ta ndarë fjalën nga ngjyrimet ofenduese dhe raciste.

Ashtu sikundër disa dëgjues e kuptuan, Tarantino nuk hodhi poshtë vetëm muzikën e filmave si një pjesë minore e kompozicionit, krahasuar me artin e të mëdhenjve si Moxarti apo Bethoveni, por përdorimi i fjalës geto prej tij tradhëtoi një sjellje paragjykuese ndaj njerëzve të varfër afro-amerikanë.

Edhe me aq pak sa tha, regjisori sugjeroi se getoja nuk ishte një vend për të bardhët, europianët, kompozitorët meshkuj, madje, edhe nëse nuk donte të thoshte asnjë nga këto”, argumenton Khadijah White, profesore e politikave raciale e gjinore në Universitetin Rutgers.

Dhe sërish, në të njëjtën kohë, përdorimi i fjalës është mjaft i përhapur në Shtetet e Bashkuara për të përshkruar gjëra inferiore.

Fjala po bëhet më e përgjithshme duke e humbur shoqërizimin me etninë mirëpo, si shumë tema që fokusohen tek raca në Amerikë, edhe ngjyrimet e kësaj fjale janë pjesë e akuzave dhe konflikteve.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Next Post
Donald Trump: Refugjatët janë “Kali i Trojës” për terroristët

Donald Trump: Refugjatët janë "Kali i Trojës" për terroristët

Real Madrid synon ta rrëmbejë “margaritarin” e Barcelonës, Xavi Simons

Real Madrid synon ta rrëmbejë “margaritarin” e Barcelonës, Xavi Simons

Videoja që po merr miliona klikime: refugjatët në Gjermani ofrojnë lule për gratë vendase

Videoja që po merr miliona klikime: refugjatët në Gjermani ofrojnë lule për gratë vendase

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni