Frutat e stinës së vjeshtës janë një burim i përsosur i energjive dhe focimit të imunitetit sidmos për fëmijët të cilët rrezikojnë të sëmuren nga ndryshimi i motit dhe përshtatja me temperaturat në rritje.
Mollët, rrushi, shegët, hurmat me fara, gështenjat, arrat dhe bajamet nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të vjeshtës. Sidomos hurmat me fara të cilat janë një “bombë” e vërtetë mineralesh dhe sheqernash të mirë dhe të dobishëm për organizmin për këtë perjudhë kohe.
Së bashku me shegën përmbajnë vitaminën C të domosdoshme për të parandaluar virozat e stinës. Gjatë vjeshtës organizmi ynë ekspozohet më pak ndaj dritës si pasojë prodhon më pak serotoninë që është hormoni përgjegjës për mirëqenien dhe humorin. /tesheshi.com/