Nuk është thjesht një mufkë e sajuar për Nard Ndokën, kreun e Partisë Demokristiane, e faktorizuar vetëm në qeverisjen e Berishës, ku ai u bë ministër nga sigla e saj; është një deklaratë “me zarar” e Ndokës duke fetarizuar Lulzim Bashën në fyerje të hapur ndaj bashkësisë së besimtarëve muslimanë.
Ai e ka quajtur ish-kreun e PD-së si një “islamik”, duke shpërfaqur kështu një islamofobi, për vetë konotacionin negativ të këtij termi abuziv.
Duke u bërë thirrje simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj force politike që të kontribojnë me ndihma modeste për partinë, ai pretendon se arka bosh e saj mbeti nga marrëveshja e 17 Majit.
Më konkretisht, Basha është një islamik që u solli dëm demokristianëve.
“Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike demokristiane duke shkelur marrveshjen politike, duke demtuar keshtu perfaqesimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare”, thotë Ndoka, duke përcjellë njëherësh një naivitet të denje për meme.
Por më e rëndë është futja në përdorim e tij e një termi – islamik – duke u vizatuar si një njeri që gjykon dhe fetarisht në politikë, abuzivisht por dhe idiotësisht. /tesheshi.com/