Në Francë, e cila po përballet me valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, stadiumi më i madh në vend do të përdoret si një qendër vaksinimi, pra ngjashëm si në Shqipëri, ku qendra e parë e vaksinimin dhe natyrisht më e madhja, është në stadiumin “Air Albania”.
Stadiumi kombëtar francez “Stade de France”, i vendosur në rajonin Seine-Saint-Denis, do të shërbejë si një qendër vaksinimi kundër COVID-19 në prill.
Autoritetet rajonale thanë se mijëra njerëz do të vaksinohen në stadium çdo javë.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se gjysma e popullsisë mbi moshën 75 vjeç në rajon ka marrë tashmë vaksinën COVID-19.
Nga ana tjetër, sipas një sondazhi nga gazeta “Le Figaro”, pothuajse gjysma e francezëve kundërshtojnë shtetrrethimin njëmujor që hyri në fuqi sot në 16 rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Paris. /tesheshi.com/