Një gjirafë disa muajshe endej tërësisht e vetme në parkun kombëtar të Meru në Kenia. E sapolindura rrezikonte të vdiste nga uria, nëse nuk do të kishin ndërhyrë në kohë një grup personash, të cilët arritën ta shpëtonin.
Kafsha u gjend më 19 shtator nga disa rojtarë të njësisë këmbësore veterinare të Merusë, të cilët bashkëpunuan me Kenya Wildlife Service dhe David Sheldrif Wildlife Trust.
Pasi i vunë emrin Kiko, gjirafa e vogël u dërgua në parkun kombëtar të Nairobit. Ata që e shpëtuan janë duke e kuruar dhe ushqyer, ndërsa e vogla Kiko rrezikonte zhdukje, për shkak të problemeve me ushqimin dhe tretjen./tesheshi.com/