Një çantë shumë në modë ka shkaktuar panik në aeroportet gjermane. Gjithçka për faj të çantës që shikoni në fotografi, e linjës holandeze “Vlieger & Vanda”, e cila është mjaft trend dhe që është mbajtur nga këngëtare si Rihanna dhe Rita Ora.
Një grua u ndalua në aeroportin gjerman të Brema, pasi kishte një çantë ku skicohej një pistoletë. Megjithatë çdo gjë u zgjidh pasi në një pusullë shoqëruese brenda çantës shkruhet, “Për të shmangur problemet, mos e përdorni në aeroporte dhe banka”.
Pas këtij rasti, policia e Brema e ndaloi me urdhër përdorimin e këtij modeli në aeroport./tesheshi.com/