Këto fotografi duket sikur janë krijuar me ndonjë program kompjuterik, ose më shumë akoma, sikur janë marrë nga ndonjë film i animuar i Disney, por në fakt nuk është aspak ashtu.
Ato janë shkrepur nga një fotograf në brendësi të një shpelle të akullt në Islandë. Nicolas Brousse ngeci për disa kohë në këtë zonë dhe nuk mundi të dilte për shkak të sasive të mëdha të akullit, por duket se në fund gjithçka ia ka vlejtur, duke qenë se ka mundur të përjetësojë në aparatin e tij këto fotografi tepër mbresëlënëse.
27-vjeçari arriti të kapë modelet e ndërlikuara dhe ngjyra mahnitëse, përfshirë edhe shtresat e zeza të hirit vullkanik, që e bëjnë tavan e shpellës të duket si kristal ndërsa pamja e akullt e dyshemesë si një xham prej qelqi.
Ja disa prej fotografive që ai ka mundur të përjetësojë…./tesheshi.com/