Ngjarje të mëdha shoqërohen zakonisht dhe me fantazi në krijimtari me theks artistik: si në vargje apo në krijime vizuale. Kështu po ndodh dhe pas ndeshjes së të shtunës Barcelona–Juventus, ku katalanasit u shpallën kampionë europianë në Champions Ligue. Dhe meqë është fjala për Barcelonën, të konsideruar si ekipi më i mirë i të gjitha kohërave – pra kjo Barcelonë e tanishme dhe e viteve të fundit e erës Mesi – vjen dhe një karikaturë si kjo, ku Barça shfaqet si ngadhnjyese absolute edhe në bazë shtetesh, duke sfiduar një katërshe gjigandësh në futboll: Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. /tesheshi.com/