Përzgjedhja e “BBC” me fotografitë më shprehëse të javës ka shpërndarje të gjerë gjeografike dhe si rrallëherë mungojnë dhimbjet e luftës dhe konflikteve. Java duket të ketë qenë më e qetë, ndërsa gazeta është fokusuar tek aktivitetet kulturore dhe fenomenet e jetës së përditshme në disa vende. Por, sigurisht nuk mungojnë fotografi të protestave dhe të plagëve sociale si shfrytëzimi i të miturve në punë të rënda.
Më poshtë shihen fotografitë e javës me shpjegimet përkatëse:
E burgosura Kristina Hazelett është pjesë e një ekipi të vogël grash në Feniks, Arizona që punon me njësinë e sigurisë së kafshëve në zyrën e sherifit të zonës. Programi është dizenjuar të ndihmojë kafshët e keqtrajtuara.
Emmanuel Macron u zotua të “luftojë ndasitë që minojnë Francën”, pas fitores së lehtë në balotazhin e presidencës franceze. Duke pohuar fitoren e tij, Macron u tha mbështetësve se dëshiron të sigurojë votuesit e Marine Le Pen “se nuk kanë më asnjë arsye për të votuar një pozicionim ekstremist”.
Militantët e grupit Boko Haram liruan 82 vajza shkolle nga një grup prej 276 vajzash që rrëmbyen në verilindje të Nigerisë, tre vjet më parë, njoftoi zura e presidentit të vendit.
Kona trafiku mund të shihen në brigjet e lumit Tamiz gjatë një zbatice në Londër.
Një protestues përdor një pale llastiqe për të hedhur një gur ndaj policisë gjatë një demonstrate për strehim më të mirë në komunitetin Finetoën në Ennerdale, Afrika e Jugut.
Kukulla e padjegshme e “Mësuesit” nga turi live i bandës, është në ekspozim në një muze në Londër, pjesë e një ekspozite që paraqet punën e grupit britanik, “Pink Floyd”.
Një djalë i mitur punon në një fabrikë alumini në Daka, Bangladesh.
Autoritete të larta mbretërore mbërrijnë në ceremonitë përkujtimore të 150-vjetorit të traktatit të Londrës, në Luksemburg.
Hebrenj ultra-ortodoksë luten ndërsa të tjerët korrin grurin në një fushë pranë qytetit Modi’in. Gruri i sapokorrur do të qëndrojë në depo për pothuajse një vit dhe më pas do të pëdoret për të bluar miell që të bëhen bukët e festivalit njëjavor të Pashkëve.
Pamje e instalacionit nga artisti italian, Roberto Cuoghi në pavionin italian të Bienales së Venecias.
Xhamia Fatih shihet në dritën e një vetëtime që godet horizontin e Stambollit gjatë një stuhie. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/