Një fotografi e shkrepur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë xhiron e botës si dhe ka prekur e përlotur miliona njerëz.
Fotografia është bërë virale në internet për një arsye tejet prekëse.
Një 17-vjeçar në Kaliforni i quajtur Mackenna Neëman, publikoi në rrjetet sociale një fotografi të babait të tij, i cili qëndronte pas derës së bashkëshortes së tij, e diagnostikuar me kancer në tiroide.
Sipas mjekëve gruaja duhet të qëndronte e izoluar gjatë trajtimit me rreze.
Megjithatë bashkëshorti i saj gjeti një zgjidhje të zgjuar dhe tejet domethënëse për të mos e lënë dashurinë e jetës të vetme.
Ai vuri një kolltuk pranë derës së dhomës ku qëndronte bashkëshortja e tij dhe i ka bërë shoqëri gjatë gjithë kohës së trajtimit me rreze.
“Kam qarë nga emocionet kur pashë këtë moment”, ka shkruajtur krahas fotografisë së publikuar 17-vjeçari./tesheshi.com/