Moment magjik për një nxitëse tifozësh të skuadrës së futbollit amerikan të St Louis Rams, e cila ka përjetuar një nga eksperiencat më emocionuese të jetës së saj. Në momentin e performancës, për Candace Valentine ka ndodhur diçka që ajo as që e merrte me mend se mund të ndodhte. Bashkëshorti i saj, i cili kishte shkuar në luftë në Korenë e Jugut, është shfaqur papritur në fushën e lojës, duke e përqafuar atë në mënyrë të papritur. Gjithçka është transmetuar live në televizion dhe i gjithë publiku që ndodhej në ato momente në stadium kanë duartrokitur çiftin./tesheshi.com/