Ka qenë vështirë e imagjinueshme deri dje që kryeministri Rama të ishte “krahpërkrah” kreut demokrat të Kamzës, Xhelal Mziu. Por ja që situata e rënduar e përmbytjeve, ku dhe kësaj here fatin e të zhyturit nën ujë e kanë patur dhe rrethinat e Kamzës, ka bërë që dy kundërshtarët të bëhen bashkë, dukë ofruar kësijoj, atë që mund të quhet “fotoja e vitit” në politikën shqiptare, krahas asaj me rrahje duarsh mes Ramës e Bashës pas marrëveshjes së prillit.
Jemi të gjithë bashkë për një qëllim, për të përballuar krizën. Me pas do te shohim me prioritet këto pika për të ndërhyrë. Reshjet kanë qenë shumë të larta dhe sipas instituteve, reshjet janë më të larta se në 2015, por dëmet nuk janë si në 2015”, theksoi kryeministri Rama.
Sakaq, shefi i qeverisë ka mbërritur këtë paradite në zonat e Fierit, aty ku dalja nga shtrati e Vjosës, sërish ka bërë kërdinë në përmbytje. /tesheshi.com/