Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

FORUM/ Zbatimi i njëanshëm i marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, Serbia e favorizuar

Nga te Sheshi
12/05/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Beogradi nuk ndalet, i përgjigjet Thaçit: Do të arrestohesh nëse vjen në Serbi!

Nga Bashkim Kastrati

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e disa marrëveshjeve në këto bisedime, si duket i ka shkuar më së shumti përshtati Serbisë për faktin se pala kosovare ka filluar dhe ka zbatuar disa marrëveshje, ndërsa pala serbe nuk ka bërë aq sa duhet për zbatimin e marrëveshjeve.

Sipas raportit “Marrëveshja e Madhe”, një nismë qytetare për mbikëqyrjen e negociatave Kosovë-Serbi e përgatitur nga BIRN Kosova, Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia si dhe Internews Kosova, vetëm katër nga 16 marrëveshjet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të arritura në Bruksel që prej vitit 2011 janë zbatuar tërësisht.

Katër vjet pas fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, liria e lëvizjes nuk është e plotë, barrikadat mbesin në veriun e Kosovës dhe njësitë e Mbrojtjes Civile nuk janë shpërbërë.

Më datë 2 shtator 2011, palët u pajtuan që të sigurojnë regjistrin e plotë kadastral për Kosovën përmes një procesi të ngjashëm siç është përcaktuar në marrëveshjen e regjistrit civil. Por një gjë e tillë nuk është realizuar deri më tani.

Ndërsa, dy vjet pas marrëveshjes së shumëpërfolur të arritur në Bruksel më 19 prill 2013, e cila para së gjithash u mor me mënyrën se si Kosova do t’i inkuadrojë brenda institucioneve të saj katër komunat më veriore, nuk ka përparim për çështjet kryesore. Zyrtarët e këtyre komunave, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ani pse patën pranuar të marrin pjesë në zgjedhjet e fundit lokale.

Edhe marrëveshja për gjyqësorin nuk është zbatuar nga pala serbe. Gjykatat në veri vazhdojnë të funksionojnë jashtë juridiksionit të Kosovës edhe pse palët ishin pajtuar se autoritetet ekzistuese të gjyqësorit do të integrohen në sistemin e Kosovës.

Gjithashtu më datë 8 shtator 2013, palët u pajtuan se BE-ja dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit do t’i ndajë Kosovës 3-shifrorin e kodit telefonik, dhe që deri në muajin janar 2015 t’i kalojë në atë kod tre linjat që janë në përdorim në Kosovë (Serbia linjën tokësore, Sllovenia dhe Monako linjat celulare). Por as në këtë drejtim nuk është bërë asgjë.

Por, Qeveria e Kosovës është treguar më e gatshme për të realizuar marrëveshjet për gjyqësorin, dhe për këtë arsye është kritikuar se po bën edhe shkelje të Kushtetutës.

Konkursi për gjykatës dhe prokurorë ua ndalon etniteteve të caktuara që të konkurrojnë në ato konkurse. Pra kushti kryesor është etniteti, që të jesh serbë, e jo profesionalizmi. Pra qytetarët e etnive të tjera privohen që të konkurrojnë për këto vende pune, gjë që konsiderohet diskriminim në baza etnike si dhe i privohet e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, të drejta këto që janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

këto marrëveshje nuk mund të konsiderohen serioze dhe të qëndrueshme për faktin, se pas arritjes së çdo marrëveshje, janë lënë paqartësi dhe hapësira të ndryshme të interpretimit. Të njëjtën marrëveshje pala kosovare dhe ajo serbe e interpretonin në mënyra të ndryshme para opinionit publik, ndërsa përfaqësuesit e BE-së në këtë dialog, nuk bënin asnjë koment, por vetëm përkrahnin arritjen e marrëveshjeve.

Serbia nuk ka presion ndërkombëtar për të zbatuar marrëveshjet

Prof.dr Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese ka thënë për tesheshi.com se edhe përmbajtja e marrëveshjeve Kosovë – Serbi sikundër edhe implementimi i të njëjtave është ngushtësisht i ndërlidhur me raportet e forcave  reciproke në një anë si dhe nga relacionet e interesave të  fuqive të mëdha të kohës! Ai thotë se për Bashkimin Evropian, madje edhe për SHBA-të Serbia synohet  me çdo kusht të integrohet në kampin e shteteve perëndimore dhe në atë mënyrë për ta larguar aq sa mundet nga Rusia dhe se favorizimet transparente të Serbisë e për aq edhe koncesionet e caktuara ne disfavorin e Kosovës!

“Edhe referuar implementimit të marrëveshjeve kosovare – serbe të deritashme në favorin e Serbisë gjithnjë  “një sy mbahet i mbyllur” dhe ashtu tolerohen lëshime të konsideruara gjithnjë në disfavorin e Kosovës”, thotë Smaka.

Ai konsideron se deri më tani Kosova gjithsesi është dukshëm para Serbisë edhe përkitazi me implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore.

“Ndryshe  çdo marrëveshje ndërshtetërore pas ratifikimit shndërrohet në norme juridike detyrimore “Pacta Sunt Servanda” por edhe në dimensionin moral e politik obligon. Shtetet  tradicionalisht demokratike e serioze, marrëveshjet ndërshtetërore e ndërkombëtare përgjithësisht i implementojnë me devocion madje para akteve ligjore të veta gjë që asnjëherë nuk ishte as nuk do të jetë rast për Serbinë së pakut për një periudhë të konsideruar”, theksoi Smaka

Serbisë është dashtë t’i vihen kushte

Publicisti Faik Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se gabimi më i madh i Kosovës, respektivisht i Qeverisë së Kosovës, ka qenë nga fillimi që janë futur në bisedime me Serbinë, pa vënë asnjë kusht të vetëm.

“Me një agresor si Serbia që gjatë luftës në Kosovë vrau mbi 12 mijë shqiptarë, zhduku mbi 3 mijë të tjerë, dhunoi mbi 20 mijë femra shqiptare dhe shkaktoi dëme materiale në miliarda euro, është dashur t’i vihen me dhjetëra kushte para se të futeshim në bisedime! Kushti i parë do të ishte kërkimfalja nga ana e Serbisë, për gjenocidin e ushtruar kundër shqiptarëve! Kushti i dytë, të paguhen dëmet e luftës Kosovës, si për dëmet  njerëzore poashtu edhe për dëmet materiale! Të kthehen pensionet e shqiptarëve që janë plaçkitur nga Serbia, e që konsiderohen të jenë mbi 3 miliardë euro! Dhe me dhjetëra kushte të tjera”, thotë

Ai thotë se për këto kushte të Kosovës, do të kishte mirëkuptim edhe BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut, sepse bisedimet po zhvillohen mes një agresori dhe një viktime! Sipas tij, pa asnjë kusht të vetëm, ne jo që nuk ishim të barabartë në bisedime, por edhe të diskriminuar përballë palës serbe!

“Nga këto bisedime përfitoi vetëm Serbia, e cila mori statusin kandidat dhe përfitoi plus donacione nga Bashkësia Ndërkombëtare, kurse Kosova nuk u shpërblye as liberalizimin e vizave nga BE-ja! Prandaj edhe Serbia nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tash, edhe pse si agresor është përkëdhelur gjithmonë nga Bashkësia Ndërkombëtare, e në veçanti nga Bashkimi Evropian”, theksoi Krasniqi

Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë tjetër, pos t’i ndërpresë bisedimet dhe përmes BE-së si ndërmjetësuese dhe garantuese e dialogut dhe marrëveshjeve, t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel!

“Kurse BE-ja e pakta që mund të bëjë për Kosovën, është liberalizimi sa më i shpejtë i vizave, sepse kemi mbetur shteti më i izoluar i Evropës, e një gjë të tillë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës, sepse edhe ne jemi evropian dhe pjesë e Evropës”, u shpreh Krasniqi

/tesheshi.com/

Tags: forumprishtine beograd

Të ngjashmeLajme

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi
Politikë

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

03/10/2023
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë
Ballkani

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë
Ekonomi

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Lajme të tjera
“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Të humbësh në tunelin e dyshimit (“Druri pa emër”, Drago Jançar, Toena)

"LEXO!"/ Nga Agim Baçi: Të humbësh në tunelin e dyshimit (“Druri pa emër”, Drago Jançar, Toena)

“Kumanov`story”, një realitet palestinez në zemër të Ballkanit: si po tentohet kthimi i normalitetit në “Lagjen e Trimave”

“Kumanov`story”, një realitet palestinez në zemër të Ballkanit: si po tentohet kthimi i normalitetit në “Lagjen e Trimave”

Bayern-Barcelona, “Alianz Arena” zbulon finalistin e parë

Bayern-Barcelona, “Alianz Arena” zbulon finalistin e parë

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

5 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

5 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

5 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist