Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kumanov`story”, një realitet palestinez në zemër të Ballkanit: si po tentohet kthimi i normalitetit në “Lagjen e Trimave”

by te Sheshi
13/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
“Kumanov`story”, një realitet palestinez në zemër të Ballkanit: si po tentohet kthimi i normalitetit në “Lagjen e Trimave”

Nga Bekim Laci

11227464_10153819547518976_1653569581_o

Edhe pse realiteti të ofron skena të përçundshme, jeta në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë po i kthehet normalitetit; si shprehje e vitalitetit të lindur  njerëzor për t`u pajtuar me një realitet të caktuar, e më pas për ta ndryshuar atë, me gjithë forcat.

Shitoret janë hapur, fëmijët i janë rikthyer lojës me naivitetin e tyre, edhe pse rreth e rrotull vijon të dalë tymi i dy ditëve betejë. Nuk është e tepruar të thuhet se Kumanovës i ka gjet ajo që zakonisht u ngjet palestinezëve kur izraelitët i  kap tërbimi dhe vrasin  e shkrumbojnë ç`të gjejnë para. Pra, pas Palestinës, Kumanova është e dyta në botë që vuan të njëjtin sidrom çmendurie.

Tashmë, “Lagja e Trimave” është shndërruar dhe në vend peligrinazhi: ajo po vizitohet nga shumë kureshtarë për të parë nga afër vendbetejën, por më shumë për të ngushëlluar ata që humbën shtëpitë, pasurinë e tyre. Nuk ka vend për cinizëm, por nuk do ishte keq që të ftoheshin dhe grupe turistësh të huaj që të shihnin nga afër se çdo të thotë të të vijë andej nga nuk e pret.

11256113_10153819548383976_2015413260_o

Kthimin në normalitet, ashtu siç cicërimat e zogjve paralajmërojnë ardhjen e pranverës, e ndjellin dhe ekipet e EVN-së, të cilët kanë filluar riparimin e rrjetit elektrik, ndërsa pritet që dhe ndërmarja komunale të vijë e pastrojë inertet prej shtëpive e shkatërruara, që hasen kudo nëpër rrugë. Punëtorët e kësaj ndërmarjeje thonë se ka shumë punë.

Dhe bashkë me “pse”-të e shumta që mundojnë banorët mbi arsyet e kësaj kasaphaneje, pritet t`u shtohen dhe “sa”-të dhe “kur”-ët e kompensimit të premtuar prej qeverisë.

Atyre ka nisur  t`u vijë ndihma e parë në ushqim, batanije dhe mjete sanitare, ku vetëm të martën u shkarkuan dy kamionë, por halli më i madh është pikërisht ringritja e shtëpive nga e para.

11227076_10153819550413976_774633307_o

Valon Sakipi, nga shoqata Vizion-M, na tha se në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Merhamet”, kanë sjellur 40 pako, në të cilat ka ushqim të bollshëm disaditor për një familje, ndërsa aty ishte edhe Kryqi i Kuq që kishte sjellë ushqim, batanije dhe paisje sanitare.

11231968_10153819549363976_1668315039_o

Metush Jashari e ka shtëpinë të dëmtuar në atë nivel që e bën të pabanueshme, por na tha se kishte ardhur sepse një ekip  i qeverisë ka dalë në terren për të bërë vlersimin: “Jemi te disa miq për momentin, unë dhe 5 anëtarë tjerë të familjes. Kemi ca para të kursyera sa për ushqim, e për shtëpinë se di si do t`ja bëj”, rrëfehet për problemin e vet Metushi.

Samet Fejzullahu, përveç dertit të shtëpisë ka edhe telashe tjera. Vëllai i tij, Fadili, si dhe kushëriri, Irfan Lutfiu, mbahen në polici nën pretekstin se kanë qenë pjesë e grupit të armatosur. Ai akuzon shtetin se ky ka qenë një skenar i përgatitur për qëllime të cilat vetëm ata i dijnë, ndërsa mohon të kenë qenë të përfshirë në grupin e përfolur.

“Unë bashkë me tetë anëtarë tjerë të familjes jemi mbajtur në polici 24 orë ku kemi qenë të rrahur, ndërsa për 7 orë rresht jam marë në pyetje për grupin, të tregojmë se kush janë njerëzit”, thotë Fejzullahu, dhe apelon te subjektet politike shqiptare duhet të ushtrojnë trysni për hetime korrekte, pasi nuk besojnë në sistemin gjygjësor të Maqedonisë.

11241310_10153819549368976_1230878875_o

Liman Lutfiu, është një tjetër banor i lagjes të cilit policia ia kish marrë një anëtarë të familjes, me të njëjtin pretekst. Në oborin e tij takuam njerëz që interesoheshin për fatin e djalit të tij, Irfanit, për të cilin thonë se është marrë gjatë ikjes nga të shtënat.

“Kur dëgjuam të shtënat herët në mëngjes, unë dhe gruaja u strehuam në bodrum, ndërsa djali që flinte në dhomën tjetër ka tentuar të ikë nga dera kryesore, ku e ka ndaluar policia. Tjetër përgjigje logjike nuk kam”, thotë Limani, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e djalit të vet në incidentin e armatosur.

Deri më tani, vëmendja është fokusuar tek dëmet; por më tepër se kaq, halli i disa familjeve është pikërisht fakti se u kanë marrë ndonjë anëtar në polici. Për këtë kontigjent, ende  nuk është folur: sa janë dhe se për çfarë akuzohen. Kjo, derisa mes të akuzuarve si një prej kokave të kryengritësve, rezulton të jetë dhe një berber lagjeje, që veç gërshërëve dhe briskut të rojes, e paska patur për pasion dhe përdorimin e kallashnikovit!

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Bayern-Barcelona, “Alianz Arena” zbulon finalistin e parë

Bayern-Barcelona, “Alianz Arena” zbulon finalistin e parë

PD e PS me një qëndrim të përbashkët: Të zbardhet arsyeja e dhunës në Kumanovë

PD e PS me një qëndrim të përbashkët: Të zbardhet arsyeja e dhunës në Kumanovë

Kryevëzhguesja e zgjedhjeve vendore, britanikja që ka drejtuar misionet në 1996 dhe 2009

Kryevëzhguesja e zgjedhjeve vendore, britanikja që ka drejtuar misionet në 1996 dhe 2009

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni