Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Flasin analistët: Pse janë “tharë” njohjet e Kosovës dhe një kronologji e procesit nga fillimi

by te Sheshi
03/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
FORUM/ Flasin analistët: Pse janë “tharë” njohjet e Kosovës dhe një kronologji e procesit nga fillimi

Nga Shkëlzen Rrecaj

Shtatë vjet shtet i pavarur, por akoma mbetet përgjysmë i njohur nga pjesa tjetër e botës. Edhe pesimistët më të mëdhenj vështirë se do ta kishin parashikuar këtë bilanc të njohjeve që nga shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008.

Le të hedhim një shikim në retrospektivë për të parë rrjedhën e pranimit të Kosovës nga shtetet e globit. Në muajt e parë Kosova u njoh nga 53 shtete. Shumica e njohjeve erdhën në bllok, pasi që miqtë e pavarësisë së Kosovës bënë presion te miqtë e tyre që vendi ynë të njihej.

Shteti i fundit që njohu Kosovën në vitin 2008 ishte Mikronesia më 5 dhjetor. Por, fatkeqësisht gjërat nuk rrodhën sipas këtë ritmi. Viti 2009 nuk ishte edhe aq i suksesshëm për Ministrinë e Jashtme. Në këtë viti u siguruan vetëm 11 njohje. Edhe viti 2010 ishte i vakët sa i takon njohjeve me tri më pak se në vitin pararendës. Edhe për këto njohje u bë një debat i nxehtë se kush kontribuonte për to, Ministria e Jashtme apo z. Behgjet Pacolli. Më 2011, Kosova u njoh nga 13 shtete kryesisht nga kontinenti afrikan. Numër të ngjashëm njohjesh kemi edhe në vitin pas tij. Nëse deri atëherë kemi qenë kritikë me veprimtarinë e MPJ-së sa i përket afirmimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, atëherë duhet ditur se vitet e mëpastajme janë edhe më të lodhura.

Në këtë periudhë kemi shumë llafe se Kosovën do ta njohin madje edhe superfuqitë e botës, por numrat mbesin njëshifrorë. Gjatë 2013-tës dhe 14-tës në total kemi 12 njohje të ‘neëborn-it’.

Janë një sërë faktorësh që do të mund të numëronin në ngadalësimin e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Dy viteve të fundit, Kosova u ballafaqua me shumë probleme. Ngërçi politik, mosformimi më kohë i qeverisë, vala e migrimit drejt Perëndimit, problemet me sundimin e ligjit dhe së fundmi themelimi i Gjykatë Speciale, janë vetëm disa prej shkaktarëve të zbehjes së imazhit në sytë e botës mbarë. Problemet e brendshme mbizotëruan mbi ato të jashtme. Kur këtyre ua shton edhe mungesën e një strategjie konkrete për faktorizimin e vendit në skenën ndërkombëtare, atëherë nuk mund të presësh rezultat tjetër përtej këtij realiteti. Sipas faqes në internet të MPJ-së, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën është 96. Me një aritmetikë të thjeshtë i bie që të kemi një njohje për muaj, e që ky fakt, tregon “suksesin” e diplomacinë tonë në këtë drejtim.

Kohëve të fundit vëmë re disa lëvizje të Qeverisë për të ndryshuar në këtë aspekt.

Prej tyre veçojmë ndarjen e një buxheti shtesë për të angazhuar këshilltarë botërorë që të ndihmojnë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Është bërë e ditur se kjo iniciativë, e nisur nga Këshilli Britanik, ka për qëllim të sigurojë lobimin në procesin e Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e projektit të dorëzuar nga Këshilli Britanik për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera”, thuhet në njërën prej mbledhjeve të fundit të Qeverisë.

Shumë përfaqësues dhe analistë politikë konsiderojnë se politika e jashtme e shtetit të Kosovës vazhdon të vlerësohet me notën më negative, si dikaster me peshë që është kapur keq nga PDK-ja.

Sipas tyre me ardhjen e Hashim Thaçit në pozitën e kryediplomatit, degradimi po arrin kulmin nëpërmes shpërblimit të njerëzve servilë apo që i kanë kryer atij ndonjë punë personale, njerëz që nuk i bëjnë nder Kosovës që të jenë ambasadorë.

Ditë më parë në një debat në Kuvend, deputeti LVV-së Ismajl Kurtishi akuzoi ministrin Thaçi për angazhim të pamjaftueshëm përkitazi me njohjet. Ai ironizoi kur tha se vetëm një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë na ka njohur.

Puhie Demaku deputeteKolegia e tij nga radhët e LVV-së, Puhie Demaku, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme për portalin tesheshi.com, lidhur me punën e MPJ-së, shprehet: “Fakti se as sot, shtatë vjet e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë, askush nuk e di numrin e saktë të njohjeve, kjo tregon se me çfarë politike të mbrapshtë, pa vizion dhe me sa mungesë profesionalizmi është udhëhequr ky proces, e madje e tërë MPJ-ja. Kjo ministri nuk ka objektiva e strategji të qarta, pra operon pa qëllime të definuara, e që për pasojë jemi ku jemi edhe me njohjet, edhe me anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, por edhe me politikat e jashtme në raport me rajonin dhe BE-në.

Sot, MPJ udhëhiqet nga një njeri që nuk e ka mendjen tek punët e brendshme e as të jashtme, por të punët e veta personale, se si të bëhet president e ta shpëtojë veten”.

Sa i përket lobimit nga MPJ-ja, ajo për ‘tesheshi’, thekson se “në raport me çka i duhet Kosovës, jo që ka bërë pak, por nuk ka bërë asgjë. Në raport me programin qeverisës, ambiciet i kanë kaq, përkitazi me potencialin dhe aftësitë, pra nuk pritet gjë më shumë.”

E pyetur se çka duhet bërë më shumë që Kosova të njihet nga më shumë shtete? Znj. Demaku përgjigjet: “Duhet t’i rregullojmë punët nga brenda, duke u zhvilluar si një shtet politikisht i përgjegjshëm dhe stabil, ekonomikisht i zhvilluar dhe si partner me vizion për rolin e vet në  kuadër të politikës rajonale e botërore. Këtu nevojiten reforma rrënjësore në të gjitha segmentet duke filluar nga sundimi i ligjit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, mirëqenia sociale, etj.

Këto reforma ndodhin vetëm kur ka vullnet politik dhe vetëm atëherë Kosova mund të pozicionohet si partner potencial i cili palës njohëse i bëhet interes e jo barrë. Politika e jashtme është vazhdimësi e asaj të brendshmes. Kur dështon nga brenda, dështon edhe jashtë.”

Ali HerticaNë anën tjetër analisti z. Ali Hertica për portalin tesheshi.com, deklaroi se që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani në diplomacinë e jashtme është punuar fare pak: “Tani jemi në vitin e  tetë të shpalljes së  Pavarësisë, ku të gjitha njohjet pothuajse janë bërë nga faktori i jashtëm,  shtetet mike, e jo nga angazhimi i ministrave të punëve të jashtme apo vetë Qeverisë së Kosovës. Ministrat me tepër  i kanë dhënë rëndësi pasurimit të tyre dhe punësimit të familjarëve dhe klaneve të tyre se sa rëndësisë së lobimit për njohjet. Edhe  lobimet për ta ishte një lloj gare se kush po sjell më tepër njohje. Kjo tregoj nivelin e mjerë të tyre. S’duhet harruar se shumë nga ato njohje që i premtonin dilnin të  pavërteta. Kjo është dëshmuar si me z. Enver Hoxhën, e tani edhe me Hashim Thaçin.” Madje për këtë të fundit thotë se që nga emërimi i tij në këtë pozitë as që ka shkelur në zyrën e kësaj ministrie dhe as që  di se çfarë  punohet në të. Sa i takon lobimit  ai thotë se as Ministria e Punëve të Jashtme e as Qeveria në tërësi nuk ka bërë asnjë lobim sa duhet dhe se e kanë  keqpërdorur buxhetin e Kosovës. Sipas tij për të pasur më shumë njohje, Kosova duhet së pari që ta luftojë korrupsionin ekonomik dhe politik, ta shuajë një herë e përgjithmonë nepotizmin dhe t’i kyçë në proces njerëzit e vlerave të mirëfillta intelektuale dhe profesionale.

blerim_burjaniNdërkaq, analisti politik Blerim Burjani për portalin “tesheshi.com”, shprehet se: “Lobimi ishte një nga temat më interesante dhe më shfrytëzuese nga njerëzit që kishin udhëhequr MPJ-në prej kohës se pavarësimit. Njohja e menjëhershme dhe akordueshme ndodhi me marrëveshjet me shtetet që kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës. Më pas erdhi një periudhe ku lobimi është bërë individualisht dhe pothuajse të gjithë janë marrë me temën atraktive të lobimit, por rezultati nuk ishte ai dëshiruari. Copëzimi i vazhdueshëm i diplomacisë me fokusimin e të gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave vetëm te njohjet, pastaj me përfshirjen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, Ministrisë pa Portfol, e shumë të tjerëve bën që t’ia humbasin seriozitetin këtij procesi”.

Sipas tij, diplomacia profesionale duhet në bosht të ketë një strategji në disa drejtime dhe në të gjitha nivelet si fjala vjen: ekonomike, kulturore, sportive, artistike, etj.

Ai po ashtu thotë se MPJ duhet të ndërtojë një ekip dhe një profil të caktuar për të lobuar te shteteve e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. “Dështimi i MPJ-së është në fusnotë, pastaj te asociacioni i komunave serbe, në diplomacinë ekonomike, kulturore dhe sportive. Siç shihet kjo ministri nuk as njerëz e as profil të duhur për të arritur këto qëllime. Deri më tani politikën e jashtme e kanë udhëhequr miqtë tanë dhe duke iu falënderuar atyre kemi arritur deri te këto njohje që i kemi sot”, përfundon për tesheshi. com z.Burjani.

96 apo 107 shtete e kanë njohur Kosovën, kjo diferencë tanimë nuk ka shumë rëndësi. Me rëndësi është se si të përmbyllet ky proces, më i rëndësishmi i politikës sonë të jashtme. A është ky tavani i njohjeve përtej të cilit ne jemi të paaftë të shkojmë tutje pa miqtë tanë apo kemi mungesë të një strategjie që do të çante murin e atyre që deri tani na e kanë bërë ‘bllok’, kjo me urgjencë duhet të bëhet e ditur? Por para kësaj vërehet qartë se vendi ynë ka nevojë jo për ca ‘neëborn’-ësh në diplomaci, por për disa mjeshtra me dije të thella dhe përvojë, përndryshe vendnumërimi do të jetë i kënaqshëm krahasuar me kthimin prapa, fat të cilin e kanë patur shtete të tjera para nesh.

/tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
Abbas pret në zyrë ligjvënës izraelitë: Duhen veprime të forta kundër terrorit hebre

Abbas pret në zyrë ligjvënës izraelitë: Duhen veprime të forta kundër terrorit hebre

Programi i lojërave të Pekinit i ngjashëm me ato të Sochi-t

Programi i lojërave të Pekinit i ngjashëm me ato të Sochi-t

Pacolli: Rrënimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës, me pasoja dramatike

Pacolli: Rrënimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës, me pasoja dramatike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni