Drejtuesit e Formula 1 thonë se gara e Shanghait e planifikuar më 19 prill nuk do të zhvillohet. Të paktën jo në këtë datë. Shkak është epidemia vrastare e koronavirusit, e cila vijon të marrë jetë njerëzish në masë.
Në varësi të situatës, një datë e re për për këtë garë do të shikohet për më vonë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) njoftoi të mërkurën në mëngjes se 97 të infektuar kishin vdekur në 24 orët e kaluara, duke rritur numrin e njerëzve që kanë ndërruar jetë në këtë vend në 1,114.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar një gjendje të rrezikut global. Shumë kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Kinë, e ku vend gjigand, i një ekonomia gjigande, po izolohet nga bota ditë pas dite. /tesheshi.com/