Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Flasin meteorologët: Ja në cilat vite janë regjistruar verat më përvëluese në Shqipëri

Nga te Sheshi
02/08/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Flasin meteorologët: Ja në cilat vite janë regjistruar verat më përvëluese në Shqipëri
329
SHPËRNDARJE

Nga Entela Canaj 

Kjo verë konsiderohet pa mëdyshje si më e nxehta ndër vite e dekada, ku temperaturat po arrjnë ekstremet deri në afro 42 gradë celcius. Edhe vetë meteorologët e konfirmojnë këtë, dhe thonë se nuk mbahet mend sa vite u bënë që në Shqipëri të shënohet një i nxehtë i tillë.

Meteorologia e njohur pranë Meteoalb, Lajda Porja thotë se një i nxehtë i tillë ‘afrikan’ është regjistruar në vitin 2007 dhe në vitin 2000. Sivjet edhe gushti ka për të qenë i nxehtë, megjithatë jo më i nxehtë se korriku, me temperatura deri në 40 gradë celcius.

Lajda Porja_Meteoalb (1)

Pavarësisht temperaturave të tilla dhe ndryshimeve klimatike, meteorologia Porja thotë se vendi ynë ende i ruan të katër stinët edhe pse ato kanë marrë ditë nga njëra-tjetar, dhe vitet e fundit nuk kuptohet kur mbaron vera e kur fillon vjeshta apo dimri.

A mund të konsiderohet kjo verë si më e nxehta e viteve të fundit? Kur janë ndjerë në Shqipëri temperatura kaq të larta?

Kjo verë konsiderohet një verë shumë e nxehtë, që është e krahasueshme me verën e vitit 2003 dhe 2007 edhe 2012 që klasifikohen në rajon por edhe në shumë vende të Europës si vera shumë të nxehta. Konkretisht  Tirana  në korrik 2007 ka shënuar vlerën 41.6 gradë celcius, Gjirokastra ka shënuar vlerën 42. 2 gradë celcius ndërsa Shkodra në gusht të vitit 2012 ka shënuar vlerën 41.4 gradë celcius.

Sa ka shkuar temperatura më e lartë e kësaj vere?

Deri më tani temperatura më e lartë është shënuar në datën 21 korrik ku në qytetin e Gjirokastrës ka arritur vlerën 42.3 gradë celcius, Shkodra 41.5 gradë celcius,  Elbasan, Lezhë , Tiranë  41 gradë celcius. Këto vlera janë të matura në hije, sipas standardeve botërore të matjes. Sigurisht që në terrene të hapura apo sipërfaqe të asfaltuara temperaturat në këto qyetete kanë shënuar 5 deri ne 6 gradë celcius mbi vlerat e mësipërme.

Si parashikohet të jetë gushti?

Edhe muaji gusht parashikohet të jetë i nxehtë, më e dukshme kjo në  gjysmën e parë të muajit gjatë së cilës pritet sërish një valë e të nxehtit afrikan me temperatura të larta por jo mbi 40 gradë celcius.Praktikisht episodi i korrikut mund të konsiderohet që tani periudha më e nxehtë e 2015-ës.

A mund të bëjmë një krahasim se si kanë qenë temeperaturat ndër vite në Shqipëri? Pra cili vit ka pasur verën më të nxehtë?

Nga analiza e tablosë termike për periudhën 2000 dhe 2015  bazuar në ekstremitetin e temperaturave të verës, rezulton se:

 Vera e vitit 2007 dhe 2015 kanë shënuar temperatura ekstremisht të larta 42.2 dhe 42.3 gradë celcius.

 Vera 2000 dhe 2012 kanë shënuar temperatura ekstremisht të larta 41.5 dhe 41.4 gradë celcius.

 Vera 2003 ka shënuar temperatura ekstremisht të larta 40.5  gradë celcius.

 Ndërkohë që vera 2004, 2005, 2006 dhe 2014 kanë  shënuar temperatura të larta deri në 38 gradë celcius.

Janë këto temperatura pasojë e ndryshimeve klimatike; ngrohjes gobale e fenomeneve të tilla të ngjashme?

Sigurisht që fenomene të  tilla me temperatura ekstreme nuk janë normale nga pikëpamja klimatike, por ndryshimet klimatike të dekadave të fundit kanë sjellë edhe ngrohje të globit edhe shtim të fenomeneve ekstreme.

Shqipëria përherë është konsideruar si një vend me klimë të mirë, ku dominojnë të katër stinët, a kemi këto vitet e fundit një prishje të këtij ekuilibri; shkurtimit të stinëve nga 4 në dy?

Shqipëria vijon të jetë vend me klimë të përshtatshme ku dominojnë të katër stinët edhe pse herëpashere ka ndërhyrje të stinëve tek njëra-tjetra. Zakonisht  ikja e dimrit nuk dallohet nga nisja e pranverës apo shumë shpesh stina e verës mbaron përtej shtatorit.

Sa e ngjashme është klima shqiptare me ato të vendeve të rajonit, fqinje?

Klima e Shqipërisë, si dhe vendet e pozicionuara në perëndim të gadishullit të Ballkanit,  bëjnë pjesë në klimën mesdhetare me dimër të butë dhe të lagësht  dhe verë të nxehtë dhe të thatë. Por  klima e Shqipërisë, për shkak të faktorëve lokalë si, pozita gjeografike, vendosja në brigjet detare me shtrirje të ngushtë Perëndim – Lindje, reliev të thepisur  e bën të larmishme tablonë klimatike të vendit.

Klima shqiptare ka ngjashmëri me klimën e vendeve fqinje, kryesisht vendet  bregdetare  në disa elementë të klimës ashtu si ka dallime të dukshme  në disa elemente të tjerë. Dallimet e klimës shqiptare bëhen lehtësisht  të dukshme krahasuar me fqinjët tanë lindorë dhe verilindorë. Klima e këtyre vendeve i ka të dukshme tiparet kontinentale të klimës, ndërkohë që këto tipare shfaqen në zonat Lindore të Shqipërisë. /tesheshi.com/   

Të ngjashmeLajme

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…
Diplomaci

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

30/01/2023
Ironia: ka tentuar vetëvrasjen në rol, por dhe në jetë
Sociale & Shoqëri

Ironia: ka tentuar vetëvrasjen në rol, por dhe në jetë

30/01/2023
Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!
Ekonomi

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30/01/2023
Lajme të tjera
Mos i hidhni poshtë farat e bostanit, ju dobësojnë dhe… shumë gjëra të tjera që nuk i dini

Mos i hidhni poshtë farat e bostanit, ju dobësojnë dhe... shumë gjëra të tjera që nuk i dini

Nga Fatlum SADIKU: Shqiptarët e Kosovës dhe politika e jashtme (I)

Nga Fatlum SADIKU: Shqiptarët e Kosovës dhe politika e jashtme (I)

FOTO/ Si do të ishin në jetën reale princat që shikojmë në kartonët e animuar të Disney?

FOTO/ Si do të ishin në jetën reale princat që shikojmë në kartonët e animuar të Disney?

TË FUNDIT

Shitja me çmim marramendës e kësaj “pikturë të harruar”

Shitja me çmim marramendës e kësaj “pikturë të harruar”

7 minuta Më parë
Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

2 orë Më parë
Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

2 orë Më parë
Ironia: ka tentuar vetëvrasjen në rol, por dhe në jetë

Ironia: ka tentuar vetëvrasjen në rol, por dhe në jetë

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

30/01/2023
Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30/01/2023
Adolf Hitler: a ishte e pashmangshme ngritja e tij në pushtet?

Adolf Hitler: a ishte e pashmangshme ngritja e tij në pushtet?

30/01/2023
Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

29/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist