Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flasin ish-lojtarë e trajnerë të skuadrave kosovare: Shqipëria ka për ta mposhtur lehtësisht Serbinë

by Te Sheshi
08/10/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Flasin ish-lojtarë e trajnerë të skuadrave kosovare: Shqipëria ka për ta mposhtur lehtësisht Serbinë

Nga: Blendi Gashi

Ndeshja e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila luhet sonte në “Elbasan Arena”, dhe është e vlefshme për kualifikimet për në kampionatin europian të futbollit “Francë 2016”, është tema kryesore për të cilën flasin dashamirët e futbollit në Kosovë.

Në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera, shumica e kafeneve kanë vendosur ekranet e mëdha, në mënyrë që kjo ndeshje të përcillet nga mysafirët. Të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, do të ulen me ankth sonte në orën 20:45 para ekraneve televizive në shtëpitë e tyre, e njëkohësisht me plot besim do të presin që djemtë kuqezi të dalin fitues ndaj serbëve, për të festuar më pas deri në orët e para të mëngjesit.

Kjo ndeshje futbolli do të jetë shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në realizimin e ëndrrës drejt europianit “Francë 2016”. Por, në anën tjetër, do të jetë sfidë që do të luhet nën masa të rrepta sigurie, duke ditur se çfarë ndodhi më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd, ku futbollistët shqiptarë u sulmuan në fushë nga tifozët huliganë serbë.

Portali mbarëkombëtar tesheshi.com ka marrë mendimin e trajnerëve dhe ish-lojtarëve të ekipeve kosovare për supersfidën Shqipëri-Serbi. Ata janë shprehur optimistë se kombëtarja kuqezi ka për ta mposhtur me lehtësi Serbinë dhe do të jetë e pranishme vitin e ardhshëm në Francë. Trajnerët kosovarë presin që takimi të përfundojë pa probleme, duke u shprehur se në Elbasan nuk do të ndodhë ajo çfarë ngjau në Beograd.

“Mund të triumfojmë me kokën e ftohtë e këmbët e nxehta”

Trajneri i mirënjohur kosovar Bilbil Sokoli ka thënë për tesheshi.com se kjo ndeshje do të ketë rrjedhë normale, e se është mundësia t’i tregojmë botës për kulturën tonë sportive . bylbyl sokoli

“Epilogu i takimit vështirë se mund të parashikohet. Serbët nuk kanë çka të humbasin, kurse kombëtarja jonë duhet ta fitojë takimin nëse dëshiron të jetë në ‘Francë 2016’. Jam optimist për rezultat pozitiv,” ka deklaruar Sokoli.

Afrim Tovërlani, ish-trajneri i Prishtinës, mendon se nuk do të ketë trazira në sfidën e së enjtes. Ai thotë se Shqipëria do të kualifikohet nëse e mund Serbinë dhe, në të njëjtën kohë, nuk fiton Danimarka.

afrim-toverlani“Besoj se mund ta fitojmë ndeshjen me Serbinë. Mund të triumfojmë me kokën e ftohtë e këmbët e nxehta. Kualifikimi do të ishte i sigurt nëse mundim Serbinë dhe, njëkohësisht, Danimarka nuk e mposht Portugalinë,” thotë Tovërlani.

Trajneri i Besës së Pejës, Arbnor Morina, është shprehur në një deklarim për portalin tesheshi.com se kombëtarja shqiptare është më homogjene se Serbia, e cila ka probleme të brendshme, andaj nuk duhet të biem në provokimet e kundërshtarit.

“Mendoj që kemi forcë dhe dituri ta përfundojmë ndeshjen në favorin tonë dhe ta realizojmë ëndrrënarbnor morina tonë të kahmotshme,” janë fjalët e Morinës.

Tahir Lushtaku, ish-trajneri i klubit futbollistik Drenica, është shprehur tejet optimist se kombëtarja jonë do ta mposhtë Serbinë, edhe pse kjo e fundit është një skuadër me përvojë dhe nuk ka çfarë të humbasë.

“Lojtarët që luajnë këtë ndeshje historike duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos i kaplojë euforia, por të jenë të përgatitur maksimalisht, të japin gjithçka në fushë, e në fund të triumfojnë,” ka bërë të ditur ai.

tahir lushtakuLushtaku beson fuqishëm se Shqipëria do të jetë në Francë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në europian.

Ish-sulmuesi i rrezikshëm pejan, Haxhi Zeka, ka besim maksimal se kombëtarja shqiptare ka për ta mundur pa probleme Serbinë.

“Besoj se jemi shumë afër kualifikimit në europian,” ka thënë Zeka për tesheshi.com, duke shtuar se ndeshja do të shkojë mirë dhe nuk do të ketë incidente në stadium.haxhi zeka

Përndryshe, Shqipëria do ta luajë ndeshjen e fundit, ndaj Armenisë, më 11 tetor, ku përfundimisht do të mësohet nëse do të bëhet realitet ëndrra e kahmotshme, kualifikimi në një aktivitet të nivele të larta, përkatësisht në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
FOTO/Mjekrat më të çuditshme të botës mblidhen në Austri

FOTO/Mjekrat më të çuditshme të botës mblidhen në Austri

Edhe një shkencëtar turk në mesin e fituesve të Çmimit Nobel

Edhe një shkencëtar turk në mesin e fituesve të Çmimit Nobel

Rusët i përshkallëzojnë sulmet në Siri: në aksion dhe luftanijet

Rusët i përshkallëzojnë sulmet në Siri: në aksion dhe luftanijet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni