Presidenti amerikan Donald Trump mbajti dje fjalimin e tij të tretë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke mbrojtur fort filozofinë e tij “America First”, slogan që shërbeu gjithashtu në kohë fushate.
Por këtu do të shohim mesazhet e tij të dëshifruara, dhe do t’i analizojmë si lidhen ato me kontekstin. E gjitha analizuar nga Politico.eu.
Fuqia ushtarake e Trump
“Unë kam privilegjin t’ju drejtohem sot si udhëheqësi i zgjedhur i një kombi që çmon lirinë, pavarësinë dhe vetëqeverisjen mbi të gjitha. Shtetet e Bashkuara, pasi kanë shpenzuar mbi 2.5 trilion dollarë që nga zgjedhja ime për të rindërtuar ushtrinë tonë të madhe, janë kombi më i fuqishëm në botë.”
Trump mburret secilën herë me atë që e quan një nga arritjet e tij më të mëdha – rritjen e shpenzimeve për ushtrinë. Por pretendimet e tij të përsëritura janë më tepër retorike, pasi ushtria amerikane ka qenë e para edhe në kohën kur paraardhësit e tij si Obama, Bush dhe Klinton e qeverisnin vendin. Situata është pak a shumë e njëjtë: SHBA-të janë lider botëror ushtarak, ndërsa ajo që ka bërë përparime të habitshme kohët e fundit është Kina.
Tri vite sllogan “America First”
“E ardhmja nuk u përket globalistëve. E ardhmja u përket patriotëve. E ardhmja u përket kombeve sovrane dhe të pavarura që mbrojnë qytetarët e tyre, respektojnë fqinjët e tyre dhe vlerësojnë diferencat që e bëjnë secilin vend të veçantë dhe unik.”
Ky është thelbi i politikës së “America First”, e njëjta retorikë nacionaliste që u përdor gjatë fushatës që i solli fitoren në 2016-tën.
Punë, Punë, Punë
“Kjo është arsyeja pse ne në Shtetet e Bashkuara kemi hyrë në një program ambicioz të rizgjimit kombëtar, dhe gjithçka që e bëjmë jemi të përqendruar në fuqizimin e ëndrrave dhe aspiratave të qytetarëve tanë. Falë politikave tona pro-rritjes ekonomike, niveli i papunësisë në familje arriti nivelin më të ulët në më shumë se gjysmë shekulli.
Nxitur nga ulja masive e taksave dhe heqja e rregulloreve, vendet e punës po shtohen me një ritëm historik. Gjashtë milion amerikanë u janë shifrave të punësimit në më pak se tri vjet, dhe papunësia në radhët e afro-amerikanëve, hispanikëve dhe aziatikëve arriti nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë “.
Trump asnjëherë nuk ka mbajtur fjalim pa u mburrur për rritjen ekonomike – pika e tij më e fortë për rizgjedhje. Por ai dhe disa nga këshilltarët e tij më të afërt kanë filluar të shqetësohen nëse rënia eventuale ekonomike do të dëmtojë shanset e tij për rizgjedhje.
Kongres, me ty e kam!
“Shtetet e Bashkuara tani po ndërmarrin veprime vendimtar për t’i dhënë fund padrejtësive të rënda ekonomike. Qëllimi ynë është i thjeshtë: ne duam tregti të ekuilibruar që të jetë e drejtë dhe reciproke. Ne kemi punuar ngushtë me partnerët tanë në Meksikë dhe Kanada për të zëvendësuar marrëveshjen NAFTA me një marrëveshje e re dhe shpresojmë për një lidhje te re SHBA-Meksikë-Kanada”.
Ky është më shumë një mesazh për anëtarët e kongresit se sa për udhëheqësit e huaj. Për tash e saj muaj, Trump po e nxit Kongresin të kalojë marrëveshjen e tij të re tregtare, por ky i fundit po refuzon.
Kthejmë dështimin në sukses
“Për t’u përballur me këto praktika të padrejta, unë vendosa tarifa masive me më shumë se 500 miliard dollarë mallra të prodhuara nga Kina. Tashmë, si rezultat i këtyre tarifave, zinxhirët e furnizimit po zhvendosen përsëri në Amerikë dhe miliarda dollarë janë duke iu kthyer thesarit tonë. Populli Amerikan është absolutisht i përkushtuar për të rivendosur ekuilibrin në marrëdhëniet tona me Kinën. Shpresojmë se mund të arrijmë një marrëveshje që do të jetë e dobishme për të dy vendet. Por siç e kam bërë shumë të qartë, unë nuk do të pranoj një marrëveshje të keqe për popullin amerikan. Ndërsa përpiqemi të stabilizojmë marrëdhëniet tona, ne gjithashtu po monitorojmë me kujdes situatën në Hong Kong. Bota pret që qeveria kineze të respektoj traktatin e saj detyrues që e bënë me britanikët, ku Kina duhet të angazhohet për të mbrojtur lirinë e Hong Kongut, sistemin ligjor dhe mënyrat demokratike të jetës. Mënyra se si Kina zgjedh të trajtojë situatën flet shumë për rolin e saj në botë në të ardhmen. Të gjithë jemi duke llogaritur në Presidentin Xi si një udhëheqës të shkëlqyer “.
Trump hyn në fushatën e tij të rizgjedhjes pa përmbushur një nga premtimet e tij kryesore të fushatës – një marrëveshje tregtare me Kinën. Ai po përpiqet të bindë njerëzit – disa prej të cilëve janë lënduar nga një ekonomi e paqëndrueshme – që të mos pranosh një marrëveshje të keqe me Kinën është në fakt fitore.
A do ta godasë Iranin?
“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me asnjë komb tjetër. Ne dëshirojmë paqe, bashkëpunim dhe fitim të ndërsjellë me të gjithë. Por kurrë nuk do të pushoj së mbrojturi interesat e Amerikës. Një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e paqes sot është regjimi shtypës në Iran. Niveli i tillë i shtypjes është i mirënjohur për të gjithë. Jo vetëm që Irani është shteti numër një në botë si sponsorizues i terrorizmit, por udhëheqësit e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri ashtu edhe në Jemen “.
Që kur Trump fajësoi Iranin për sulmin në fushat e naftës saudite, njerëzit brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara janë shqetësuar se Trump do të iste një sulm ushtarak. Trump nuk e përjashtoi këtë mundësi.
Arti i të bërit ujdi
“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë besuar në armiq të përhershëm. Ne duam partnerë dhe jo kundërshtarë. Amerika e di se ndërsa dikush mund të bëjë luftë, të guximshmit zgjedhin paqe. Për të njëjtën arsye, ne kemi ndjekur diplomacinë e guximshme në gadishullin Korean, dhe i kemi thënë Kim Jong Un atë që besojmë me të vërtetë, se ashtu si Irani, vendi i tij është plot me potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar, por që për të realizuar atë potencial duhet hequr dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore “.
Trump, gjithnjë si biznesmen, është në përpjekje të të bërit marrëveshje – dhe nuk ka rëndësi se me kë. Ai është i gatshëm të negociojë me diktatorin e Koresë së Veriut ose udhëheqësin suprem të Iranit.
Lidhur me fundin e luftrave të pafundme
“Për gjithë botën, mesazhi ynë është i qartë, qëllimi i Amerikës është i qëndrueshëm. Qëllimi i Amerikës është harmonia, dhe nuk jemi për t’u dhënë krah këtyre luftërave pafund”.
Me gjithë fjalimin e tij të ashpër, Trump nuk po kërkon të përfshihet në konflikte të reja ushtarake dhe premton të sjellë ushtarët amerikanë në shtëpi. Ai beson se luftërat në Afganistan, Irak dhe vende të tjera kanë shteruar burimet amerikane, e që sipas tij më mirë do të ishte t’i shpenzonin për vendin.
Emigrantët nuk janë të mirëserdhur
“Për këdo që po kalon kufijtë tanë në mënyrë të paligjshme, ju lutemi dëgjoni këto fjalë: Mos i paguani kontrabandistët. Mos e rrezikoni veten. Mos i rrezikoni fëmijët tuaj. Sepse nëse i bëni, këtu, në SHBA, nuk do të lejoheni. Do të ktheheni menjëherë në shtëpi. Nuk duhet ta lëshoni vendin për aq kohë sa unë jam president i Shteteve të Bashkuara. Ne do të zbatojmë ligjet tona dhe do t’i mbrojmë kufijtë tanë. Për të gjitha shtetet fqinje, kuptojeni se qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit të investojnë në të ardhmen e ndritshme të kombit të tyre.
Trump flet shpesh për frenimin e emigracionit të paligjshëm, por dërgimi i një mesazhi kundër emigrantëve në një fjalim të Kombeve të Bashkuara nuk është dëgjuar ndonjëherë.
Një mesazh vetes
“E drejta themelore e praktikimit të fesë është duke u kërcënuar në gjithë botën. Vështirë të besohet, por 80 përqind e popullsisë së botës jeton në vendet ku liria fetare është në rrezik të konsiderueshëm ose madje edhe konsiderohet si e jashtëligjshme. Amerikanët kurrë nuk do të lodhen duke mbrojtur dhe promovuar lirinë e adhurimit dhe fesë. Ne duam dhe mbështesim lirinë fetare për të gjithë. Amerikanët gjithnjë do të mbrojnë jetë të pafajshme. Ne jemi të vetëdijshëm që shumë projekte të Kombeve të Bashkuara që kanë provuar të financojnë abortin me kërkesë të nënës, por ne i themi jo. Burokratët globalë nuk kanë absolutisht asnjë të drejtë të sulmojnë të drejtën për të jetuar. Si shumë kombe këtu, edhe ne në Amerikë besojmë se çdo fëmijë i lindur dhe i pa lindur është një dhuratë e shenjtë nga Zoti “.
Trump tha se në qendër të vizitës së tij në Kombet e Bashkuara këtë vit do të ishte liria fetare. Të hënën, ai njoftoi se SHBA-të do të shpenzojnë 25 milion dollarë për të mbrojtur lirinë fetare, vendet fetare dhe reliket dhe do të formonte një koalicion për të mbrojtur lirinë fetare. /tesheshi.com/