Pak orë pas daljes nga burgu, ish-ministri Tahiri ka përcjellë mesazhin e parë publik, duke pretenduar dhe njëherë pafajësinë.
Me anë të një statusi që për ilustrim ka një foto të tij me vështrim nga qielli, Tahiri shkruan:
“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.
Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!
Faleminderit pa masë te gjithëve!”, janë fjalët e ish-ministrit socialist, tashmë pas hekurave, por pa mundur të dalë nga shtëpia, pasi do e kryejë dënimin e mbetur pikërisht aty. /tesheshi.com/