Në të gjithë Evropën, 9 maji shënohet si Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës, e cila shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe fillimin e Bashkimit Evropian.
Në vendet e BE, një rëndësi e veçantë i kushtohet Ditës së Evropës, ndërsa në Rusi përqendrimi është në festimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Parada tradicionale po mbahet në Moskë, parada më e madhe ushtarake në botë me rastin e kësaj dite.
Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, më shumë se 12,000 ushtarë, 191 njësi të pajisjeve tokësore ushtarake, si dhe 76 aeroplanë dhe helikopterë po marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores. Shoqërimi muzikor sigurohet nga orkestra e Ministrisë së Mbrojtjes. /tesheshi.com/
https://youtu.be/bNyuJNTyKpA