Ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini, deklaroi se kundërshton ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, sikundër ka propozuar kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Gjithmonë është e dobishme që të ketë dialog. E dimë se ekzistojnë probleme me të drejtat e njeriut në Turqi, por nuk pajtohem me ndërprerjen e bisedimeve”, tha Soini. /tesheshi.com/