Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Filmi kosovar për dramën e të zhdukurve nis aventurën në kinematë botërore

Pas suksesit të filmit “Shok”edhe filmi më i ri prodhim i Kosovës, i seleksionuar për të shkuar në konkurimin për Oskar, po pritet mirë nga kritika dhe ekspertët e kinemasë botërore.

Filmi ‘Home Sweet Home’, do të shfaqet në Cairo International Film Critics Week, që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor, e më pas do të jetë në konkurrencën zyrtare edhe në edicionin e 47 të International Film Festival në Indi, duke shënuar kështu premierën aziatike në Goa.

Ky film në nëntor do të shfaqet edhe në Film Festival Cottbus në Gjermani, ku është në konkurrencë zyrtare për regjisorët debutantë.

Sipas revistës të madhe të industrisë së filmit ‘Variety’ (2007) festivali i filmit Cottbus renditet në mesin e 50 festivaleve më të rëndësishme në botë.

Siç thekson në një njoftim për shtyp,  Qendra Kinematografike e Kosovës, “Home Sweet Home” do të fillojë promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje speciale të filmit.

Filmi  me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari, producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike  e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Në këtë vepër, ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

“Home Sweet Home”, tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi përballet me rrethin, i cili emrin e tij e ka përdorur për përfitime personale.

2016-ta është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars.

Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja.

Për më shumë, në fillimvit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts