Një 29-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Sipas raportimeve të para, 29-vjeçarja ka qenë në ballkonin e shtëpisë dhe dyshohet se rënia ka qenë aksidentale. /tesheshi.com/