Ferrari ka bërë “të kuqe” pistën e Hungaroringut në provat zyrtare.
Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen, do të nisen në dy vendet e para në garën e Hungarisë, pasi kanë bërë një performancë kompetitive gjatë provave.
I treti në pistën e Hungarisë do të niset piloti i Mercedes, Bottas, ndërsa kampioni Luis Hamilton, do ta startojë garën nga vendi i katërt.
Britaniku kishte shansin që në këto prova, të dilte në pole-position, për të barazuar legjendën Michael Shumacher, me 68 nisje nga vendi i parë në garë. Por dicka e tillë, do të mbetet objektiv për garën tjetër.
Megjithatë, pavarësisht nisjes, e rëndësishme si për Hamilton, ashtu edhe për Vettel, është gara e së dielës, e cila do të përcaktojë kush do ta mbyllë në krye pjesën e parë të sezonit. Diferenca mes dy pilotëve, është vetëm 1 pikë, në favor të gjermanit. /tesheshi.com/