Presidenti Putin u ka cituar Kur’anin si një mesazh ndaj vendeve të fuqishme të botës islame në fërkime me njëra-tjetrën, Turqisë dhe Arabisë Saudite, e kësaj të fundit me Iranin.
Ndodhi kjo në samitin e radhës trepalësh në Ankara mbi fatin e Sirisë, ku Putin, sa seriozisht e sa me ironi, komentoi reagimin saudit mbi sulmet me dronë ndaj industrisë së saj të naftës, për të cilat akuzon huthinjtë e Jemenit, një milici shiite me mbështetje iraniane.
Putin tha se Riadi mund të bënte atë që bëri Turqia, të blinte nga Rusia sisteme mbrojtjeje ajrore.
Duke komentuar pretendimet e një sulmi të dronit në objektet e naftës Saudite, Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi që Rijadi të blinte një sistem raketash antit aeroplan S-400 ose S-300 nga Rusia.
I pyetur nga një gazetar për të komentuar këto sulme, Putin citoi Kuranin.
“Kurani i Shenjtë flet për papranueshmërinë e çdo forme të dhunës përveç mbrojtjes së vetëvetes. Për të mbrojtur veten dhe vendin, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë ndihmë Arabisë Saudite”, tha Putin, duke thënë më pas që (Riadi) të “miratojë një vendim të mençur për të blerë S-300, si në Iran, ose S-400, siç bëri Turqia”.
Më pas, i ngamcuar nga pyetjet e gazetarëve, Putin bëri një koment dhe mbi fërkimet turko-saudite, duke cituar një ajet nga sure Al Imran.
“Duke qenë këtu në Turqi, një vend musliman, mund të ndihmoj duke cituar Kuranin: ‘Kujtoni mëshirën e Allahut kur ju ishit armiq e Allahu ju pajtoi zemrat tuaja dhe ju bëri vëllezër’
Unë mendoj se ju për ju kjo duhet të jetë pika juaj fillestare”, përfundoi presidenti rus. /tesheshi.com/