Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI*: Reflektim mbi (pa)sigurinë e qytetarëve dhe rrëmbimet e fëmijëve

by te Sheshi
09/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI*: Reflektim mbi (pa)sigurinë e qytetarëve dhe rrëmbimet e fëmijëve

Kohët e fundit jemi dëshmitarë të shpeshtimit së tepërmi në tërë globin, duke shtënë këtu dhe shtetin e Kosovës, të dukurisë së rrëmbimit të fëmijëve. Në kuptimin logjik, kur flasim për rrëmbimin e fëmijëve, nënkuptojmë të atyre nën moshën 18 ose 16 vjeç, sipas shumë vendeve të BE-së, që e kanë të rregulluar këtë element me legjislacion. Sido që të jetë, kjo dukuri nuk është e re, mirëpo, së fundi, duke parë liberalizimin e tregut, lirinë e lëvizjes, pamundësinë e institucioneve të sigurisë për t’i monitoruar sjelljet e qytetarëve të ndryshëm, por edhe kostot e larta për të vendosur kamera në shumë hapësira, ka ndodhur që kjo dukuri negative, njëherësh trafikim i qenieve njerëzore, përkatësisht fëmijëve, të jetë e pranishme dhe në Kosovë.

Kjo dukuri tregon se sot flitet shumë pak për të, diskutohet pak si në media, po ashtu edhe në nivelin e institucioneve shkollore, apo më gjerë. Sipas një eksperimenti të bërë, siç bën të njohur faqja elektronike Telegrafi, del se, “…një qenush i zakonshëm është i mjaftueshëm për fëmijët që të harrojnë ‘paralajmërimin’ e prindërve të tyre në lidhje me të huajt…” Dhe shqetësimi është rreth faktit se kjo gjë i bën ata të pambrojtur, sidomos ndaj personave që rekrutojnë fëmijë. Autori në fund thotë se viktima të rrëmbimit në një ditë janë rreth 700 fëmijë, e se kjo shifër është 250.000 në vit (http://www.telegrafi.com/lajme/sa-jane-femijet-tane-te-mbrojtur-nga-trafikimi-ja-nje-eksperiment-interesant-video-4-25116.html).

Ky fakt pasqyron disa aspekte: 1) mungesën e kontrollit/mbikëqyrjes së mjaftueshme të prindërve ndaj fëmijëve të tyre, sidomos të atyre nga mosha 2 deri në 5 vjeç; 2) mungesën e komunikimit të mirëfilltë që do të duhej të bëhej në shtëpi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre, e që realisht sot nuk bëhet në rastin e shoqërisë kosovare, dhe lënien shpeshherë pas dore të edukimit më të mirë nga prindërit, veçanërisht për të mos iu qasur njerëzve të panjohur; 3) ekzistencën e masave të dobëta të sigurisë, madje edhe në ato shtete të zhvilluara ku heterogjeniteti është më i lartë sesa homogjeniteti. Sipas Komisionit Europian, “250.000 fëmijë raportohen si të humbur çdo vit në Bashkimin Europian; një fëmijë çdo dy minuta” (http://missingchildreneurope.eu/figures).

Kjo e dhënë ka një bashkëlidhje me të dhënën e lartpërmendur, e cila tregon se ky fenomen sa vjen e rritet. Ndërsa në Kosovë, edhe pse shteti ende nuk është nënshkrues i Konventës së Hagës, së vitit 1980, për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, ky fenomen ekziston prapëseprapë. Të dhëna nuk ka ende realisht, përveç atyre të përgjithshmeve që paraqiten në polici. Ndërkohë që në vitin 2010 janë raportuar 11 raste të rrëmbimit të fëmijëve, për vitet e tjera nuk ka ndonjë të dhënë të mjaftueshme. Sido që të jetë, fenomeni në fjalë pasqyron edhe një lloj pasigurie sociale të qytetarëve, dhe një frikë se fëmijët e tyre mund të jenë kurdoherë shënjestër e dikujt për t’i rrëmbyer.

Shkaqet dhe pasojat e rrëmbimit të fëmijëve

Shkaqet e rrëmbimit të fëmijëve janë të shumta, dhe nuk mund të shpjegohen në pak rreshta, por mund t’i përmendim ca prej tyre: moskomunikimi në marrëdhëniet prindër-fëmijë, moskomunikimi në marrëdhëniet pedagog-nxënës, mungesa e komunikimit dhe e funksionalizimit të Këshillave për Siguri në Bashkësi (KKSB), mungesa e vendosjes së kamerave sidomos në hapësirat që janë më publike, apo më të frekuentuara nga fëmijët, ndikimi i grup-moshave dhe mosdijenia e prindërve se më kë shoqërohen fëmijët e tyre, mosbashkëpunimi adekuat me policinë e Kosovës dhe me institucionet e tjera të sigurisë në vend.

Kurse, sa u përket pasojave, sociologët japin leksione të ndryshme mbi to, dhe i shohin si tepër shqetësuese, për faktin se ato mund të zgjasin mbase dhe tërë jetën. Te pasojat e tilla mund të përmendim: traumat e fëmijëve gjatë rrëmbimit dhe me rastin e kthimit të tyre në familje, problemet rreth rehabilitimit të tyre dhe integrimit shoqëror, veçanërisht kur dihet fakti që Kosova ka probleme me stafin profesional të kësaj fushe. Mes pasojave të tjera janë edhe vuajtja, izolimi shoqëror dhe mosintegrimi, krizat e ndryshme të personalitetit, sidomos në vitet e mëvonshme, streset, depresioni, sëmundjet fizike, e kështu me radhë.

Përfundim dhe rekomandim

Ky fenomen është i përhapur sot në të gjitha shoqëritë, e njëherazi është dhe sfidë serioze e tyre. Nga ky fenomen shoqëror nuk përjashtohet dhe shteti i Kosovës. Çka ka rëndësi është të theksohet fakt i një nevoje më të ngutshme si nga ana e prindërive, pedagogëve, por edhe nga institucionet e tjera, qofshin ato të sigurisë apo dhe mediatike, për të patur një publikim të informacioneve, njoftimeve, studimeve, analizave, broshurave, seminareve të ndryshme, që do të ndikonin më së pari për të patur një komunikim adekuat ndërmjet aktorëve në fjalë, dhe, së dyti, për të patur një vetëdijshmëri të gjithmbarshme shoqërore, ku qytetari do të kishte një ndjenjë më të madhe sigurie, gjë që aktualisht mungon…! /tesheshi.com/

*MSc. Sociolog

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Berisha shënon sërish për Melburnin

Berisha shënon sërish për Melburnin

GAP: Ministritë e Kosovës kanë shpenzuar 313 mijë euro për dreka zyrtare

GAP: Ministritë e Kosovës kanë shpenzuar 313 mijë euro për dreka zyrtare

Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni