Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

GAP: Ministritë e Kosovës kanë shpenzuar 313 mijë euro për dreka zyrtare

by te Sheshi
08/05/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
GAP: Ministritë e Kosovës kanë shpenzuar 313 mijë euro për dreka zyrtare

Instituti për Studime të Avancuar, GAP, ka publikuar raportin për vlerën e shpenzimeve të ministrive të Qeverisë së Kosovës, për vitin 2014, ku sipas tyre, janë shpenzuar 312 mijë e 957 euro për dreka zyrtare.

Sipas të dhënave nga ky institut, del së këtë shumë e kanë arritur 17 ministri duke krahasuar me vitin 2011, shuma e tashme është një rekord për shpenzime të bëra nga këto ministri.

Instituti “GAP”, në publikimin e saj vlerëson se gjatë vitit 2014 për 6 muaj vendi ishte në krizë institucionale dhe si rrjedhojë aktivitetet e ministrive ishin të reduktuara, ndërsa shpenzimet për dreka zyrtare janë bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ.

Kurse më dorëliri për dreka zyrtare, sipas të dhënave të këtij raporti, del të ketë qenë ish-ministri i MFSK-së, Agim Çeku. Ndërsa prej zëvendësministrave, është ish- zv.ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Avni Kastrati ai i cili e mban vendin e parë me shpenzimet për dreka zyrtare. Gjatë 2014 ai ka shpenzuar 3,269 euro. Pas tij radhitet ish-zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Sasha Rashiq me 2,530.9 euro, ish-zv.ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Cuneyd Ustaibo me 2,450 euro.

Ja publikimi i plotë nga GAP:

Deri më tani, institucionet publike dhe raportet periodike të Ministrisë së Financave nuk i deklarojnë këto shpenzime. Shpenzimet e reprezentacionit në të shumtën e rasteve përfshihen në kuadër të kategorisë së shpenzimeve për “Mallra dhe Shërbime”.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në shpenzimin e parasë publike, nga viti 2011 Instituti GAP rregullisht kërkon të dhëna nga të gjitha ministritë për kategorinë e shpenzimeve për dreka zyrtare. Këto të dhëna i kërkojmë sipas Udhëzimit Administrativ të cekur më lartë, si dhe me emrat e personave përgjegjës për kryerjen e atyre shpenzimeve.

Në kërkesën e dërguar nga GAP për shpenzimet e reprezentacionit për vitin 2014, nuk kanë pranuar të japin përgjigje Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga 17 ministritë që kanë pranuar të përgjigjen në kërkesën tonë, disa nga to kanë deklaruar se shpenzimet e reprezentacionit të ministrisë janë faturuar në emër të ministrit, e jo në llogari të ministrisë. Ministritë që kanë deklaruar një gjë të tillë janë Ministria e Administratës Publike, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Kulturës. Kjo formë e mbajtjes së financave nga ana e disa ministrive nuk është konform Udhëzimit Administrativ dhe rregullave të menaxhimit të financave publike.

Nga të dhënat e 17 ministrive të cilat kanë pranuar ti përgjigjen kërkesës së GAP, del se në total më 2014 janë shpenzuar 312 mijë e 957 euro për dreka zyrtare. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar për dreka zyrtare, prej kohës kur kemi filluar mbledhjen e këtyre të dhënave.

Duke marr parasysh se 2014 ka qenë vit zgjedhor dhe kur dihet se për rreth gjashtë muaj kemi pasur ngërç institucional, e rrjedhimisht aktivitet më të ulët politik nga ana e ministrave e zëvendësministrave në largim, të dhënat e shpenzimeve për dreka zyrtare tregojnë se shpenzimet për këtë kategori nuk janë bërë konform Udhëzimit Administrativ.

Më 2014, Kabineti i Ministrisë së Ministria e Integrimeve Evropiane ka shpenzuar më së shumti, apo 32, mijë e 285 euro e 79 cent. Pas saj radhitet Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 29,021.50 euro, Ministria e Infrastrukturës me 24,511.04 euro, etj.

Ministri i cili ka shpenzuar më së shumti për dreka zyrtare është ish- ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) z. Agim Çeku. Ai gjatë vitit 2014 ka shpenzuar 21,902 euro. Pas tij radhiten ish ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petrovic me 17,789 euro dhe ish-ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku, që vetëm për gjysmë viti ka shpenzuara 15,567 euro për dreka zyrtare. Ministrat e lartë cekur kanë tejkaluar shumëfish kufizimin mujorë prej 500 euro, bashkë me ta edhe pesë ministra të tjerë.

Kurse në rangun e zëvendësministrave, është ish- zv.ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Avni Kastrati ai i cili e mban vendin e parë me shpenzimet për dreka zyrtare. Gjatë 2014 ai ka shpenzuar 3,269 euro. Pas tij radhitet ish-zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Sasha Rashiq me 2,530.9euro, ish-zv.ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Cuneyd Ustaibo me 2,450 euro.

Në radhën e këshilltarëve politik, vetëm këshilltarja e Ministrisë së Diasporës znj. Ardita Kika ka tejkaluar shpenzimet për dreka zyrtare me 1,221 euro.

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!
Gjeopolitikë

Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!

17/07/2025
Next Post
Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

Nishani: Mazhoranca, “kërbaç dhe kulaç” ndaj gjyqtarëve dhe KLD

Nishani: Mazhoranca, “kërbaç dhe kulaç” ndaj gjyqtarëve dhe KLD

Më të fundit nga Maqedonia/ Fati i qeverisë së Shkupit, në duart e shqiptarëve: A do vijojë Ali Ahmeti t`i qëndrojë besnik Gruevskit?

Më të fundit nga Maqedonia/ Fati i qeverisë së Shkupit, në duart e shqiptarëve: A do vijojë Ali Ahmeti t`i qëndrojë besnik Gruevskit?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025
OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni