Pas deklaratës së sikletshme se gratë flasin shumë në takime, për shkak të së cilës kreu i Lojërave Olimpike në Tokio dha dorëheqjen, partia qeverisëse japoneze njoftoi se dëshiron gratë në takimet kryesore, por vetëm nëse ato nuk flasin.
Partia Liberale Demokratike në pushtet ka propozuar një plan të ri që lejon pesë ligjvënëse të bashkohen në takimet kryesore të partisë si vëzhguese.
Toshihiro Nikai, sekretari i përgjithshëm 82-vjeçar i partisë, tha dje se kishte dëgjuar kritika se kryesia e partisë ishte e dominuar nga burra, por shtoi ata ishin zgjedhur si të tillë. Por është e rëndësishme që gratë anëtare të partisë “të shikojnë” procesin e vendimmarrjes, tha ai.
Këto vëzhguese nuk mund të flasin gjatë takimeve, por mund të paraqesin mendime veçmas në zyrën e sekretarisë, njoftoi e përditshmja Nikkei.
Yoshiro Mori, kreu i Komitetit Olimpik Tokyo 2020, dha dorëheqjen javën e kaluar pas komenteve që gratë flasin shumë. Fjalët e 83-vjeçarit Mori, i cili është gjithashtu një ish-kryeministër, janë një shembull se sa thellësisht është i rrënjosur seksizmi në shoqërinë japoneze.
Japonia renditet e 121-të nga 153 vende sipas Indeksit Global të Diferencës Gjinore të Forumit Ekonomik Botëror 2020. /tesheshi.com/