Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FENOMENI/ Velesi maqedonas: a po u rikthehet lajmeve të rreme për zgjedhjet në SHBA?

by te Sheshi
19/10/2020
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
FENOMENI/ Velesi maqedonas: a po u rikthehet lajmeve të rreme për zgjedhjet në SHBA?

Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjet e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja.

Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën e lajmeve të tyre janë emrat e tyre si “Konservatorë përgjithmonë” ose “Luftëtarë konservatorë” apo “Conservativeforever.com” dhe “Conservativefighters.org”.

Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtyre faqeve u përpoqën të fshehin identitetin e tyre duke hapur emaile në Shtetet e Bashkuara, organizata “Partneriteti për Integritetin Zgjedhor” zbuloi se ata vinin nga qyteti Velesit në Maqedoninë e Veriut, po kopjonin përmbajtje nga faqet e tjera amerikane, me qëllimin të përfitimeve financiare. Sipas organizatës, ata tani përdorin rrjetin social “Parler”, që konsiderohet si një platformë e krahut të djathtë dhe që ka qindra mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara për të tërhequr vizitorë të konsiderueshëm në faqet e tyre të internetit.

Trajçe Arsov, punon si avokat në Shkup, ndërsa nga viti 2015 drejton faqen e internetit “USApoliticstoday.org”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tani tema me të ashtuquajturat faqet e Velesit, po ringjallet në mënyrë që të hedhin dyshime mbi zgjedhjet amerikane, megjithëse, siç thekson ai, ky nuk është qëllimi i tyre.

“Është interesante është fakti se tani publiku vazhdimisht pyetet nëse qytetarë e Velesit po përgatiten për zgjedhjet. Kjo nuk është e saktë. Asnjë nga faqet që janë krijuar në Veles më parë dhe tani, nuk janë bërë për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Kjo sepse ato panë disa interesa financiare. Këto faqe për të cilat po flitet tani, e kanë origjinën nga viti 2018,” thotë Arsov.

Sipas tij, është absurde të akuzosh vetëm maqedonasit dhe faqet e tyre për ndërhyrje në zgjedhje, sepse në një situatë të tillë duhet të fajësohen edhe media të tjera që raportojnë për Shtetet e Bashkuara dhe vijnë nga vendet e tjera. Tani, ndryshe nga e kaluara, siç thekson Arsov, pranohet fakti se nuk bëhet fjalë për lajme të rreme, por për përmbajte që ritransmetohet nga faqe tjera të internetit.

“Kështu ishte edhe në vitin 2016, kur të gjithë postonin artikuj të krijuar në mediat kryesore, veçanërisht ato konservatore. Të gjithë atëherë raportonin se lajmet e rreme po shkruheshin në Veles. Së pari, askush në Veles nuk e di politikën e vërtetë në Amerikë për të krijuar politikë ose lajme të rreme…Tani këtu nuk ka asnjë lajm të rremë, kishte vetëm interes financiar për të ribotuar lajmet e njerëzve të tjerë”, tha Arsov.

Në Maqedoninë e Veriut publikimi i lajmeve të rreme nuk sanksionohet me Kodin Penal. Nga Prokuroria Publike thanë për Radion Evropa e Lirë se në rastin konkret nuk mund të flitet për ndonjë vepër penale që të mund të vepronin sipas detyrës zyrtare.

Faqja e internetit e Trajçe Arsovit funksionin çdo ditë në pesë vjetët e fundit dhe siç thotë, punon profesionalisht. Nga 15 mijë përmbajtjet e botuara deri më tani, sipas tij, mund të gjesh disa që janë të dyshimta dhe me teori konspirative, por ato sipas tij nuk duhet të shpërbejnë që e gjithë puna e bërë të karakterizohet me përhapjen e lajmeve të rreme dhe ndërhyrje në zgjedhje në interes të presidentit amerikan, Donald Trump.

Arsov thotë se përmbajtje të diskutueshme mund të gjenden në pothuajse çdo media dhe faqet kanë për qëllim audiencat konservatore, pasi të tilla mungojnë në tregun mediatik amerikan.

Arsov nuk përjashton mundësinë që në vitin 2016 ata mund të kenë ndikuar në një farë mënyre te votuesit për të rritur vlerësimin e presidentit Trump, sepse në atë kohë kishte shumë faqe me përmbajtje konservatore. Por tani, është ndryshe, sepse siç thotë ai, Trump ka një vlerësim më të lartë në këtë fushatë elektorale sesa katër vjet më parë.

Ekspertët thonë se lajmet e rreme dhe dezinformata kanë ekzistuar gjithmonë, por tani me internetin dhe mediat sociale, lajmi qarkullon nëpër botë në sekonda.

Sipas tyre, ky është një avantazh i madh, por edhe një rrezik, nëse nuk ndërhyhet menjëherë, pasi mund të krijojnë konfuzion dhe të ndikojnë në procese të caktuara. Që nga viti 2016, rrjetet sociale po marrin masa shumë më të mëdha për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme.

“Kur bëhet fjalë për kopjimin dhe shpërndarjen e një informacioni të tillë, është shumë e rëndësishme të gjesh burimin e lajmit të rremë. Pra, së pari duhet të ndaloni atë që është burimi i lajmeve të rreme ose fillimi i zinxhirit të përhapjes së këtij lloji të informacionit. Sa i përket Maqedonisë së Veriut ose Velesit, sa më i varfër të jetë vendi dhe sa më shumë ka nevojë që të rinjtë të fitojnë para, aq më të prekshëm do të jemi nga ky fenomen. Mendoj se na duhet një fushatë më e gjerë për të bërë një strategji të plotë për të ofruar mënyra më të mira përfitimi për të rinjtë dhe jo ata të jenë në shënjestër të kritikave apo dënimeve pasi interneti ofron shumë mënyra për të fituar para legalisht”, tha specialisti i marrëdhënieve me publikun dhe mediat e reja, Bojan Kordalov. /REL/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër
Lindja e Mesme

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Next Post
PANDEMIA/ OBSH, kritika dhe porosi: ku po gabon Europa dhe Amerika, pse po ka sukses Azia

PANDEMIA/ OBSH, kritika dhe porosi: ku po gabon Europa dhe Amerika, pse po ka sukses Azia

Sondazhet: Biden, më i dashur se Trump për hebrenjtë

Sondazhet: Biden, më i dashur se Trump për hebrenjtë

“Prognoza është pozitive”: aktori i famshëm amerikan njoftoi se ka kancer

"Prognoza është pozitive": aktori i famshëm amerikan njoftoi se ka kancer

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni