Një tornado e rrallë bore është filmuar në malet skoceze. Ky fenomen ka shqetësuar të moshuarit, të cilët nuk janë përballur më parë me një fenomen të tillë dhe me ngricat e mëdha të shkaktuara prej saj që rrjedhimisht edhe kanë ndikuar në shëndetin e kësaj moshe të popullatës.
Siç mund ta shikoni, në formë vorbulle ka nisur të qarkullojë dëbora dhe ngricat në një lartësi prej 30 metrash. Në video duket që vorbulla i afrohet një makine në Cairngorm, pranë Avienmore në Skoci.
Lynn Godfrey është një person i cili kishte shkuar me pushime në këtë zonë, si çdo vit, në momentin kur ka arritur të filmojë tornadon e borës. Videoja është xhiruar më 30 janar. Skiatorët dhe kalimtarët janë habitur nga ajo që kanë vënë re dhe kanë ndalur ta shikojnë, edhe pse spiralja e borës u shua po aq shpejt sa u krijua./tesheshi.com/